Donald Lu uron shqiptarët: Kemi më shumë argëtim dhe aventura me ju në vitin që vjen
Ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu ka uruar gjithë shqiptarët për Vitin e Ri me anë të një kartoline të postuar në faqen në Facebook të ambasadës. Lu shkruan mes të tjerash se vitin që po vjen pret më shumë argëtim dhe aventura me shqiptarët.
Më poshtë urimi i plotë:
Ambasadori Lu, unë dhe i gjithë stafi i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, ju urojmë një Vit të Ri të gëzuar dhe të shëndetshëm!
Ka qenë një privilegj të bashkëbisedoj me ju dhe t’u përgjigjem pyetjeve tuaja këtë vit; Kenny dhe unë shpresojmë të kemi më shumë argëtim dhe aventura me ju në vitin që vjen.
Dhe sigurisht, nëse ju keni ndonjë pyetje të minutës së fundit mbi vizat, unë do t’i përgjigjem mekënaqësi në komentet më poshtë.
Gëzuar!
KOHA JONË SONDAZH

