Donald Trump, protestuesve: Zgjedhjet u vodhën. Shkoni në shtëpi! (foto nga protesta e dhuna)

Presidenti Donald Trump ka publikuar një video ku u bën thirrje protestuesve që ndodhen para Kongresit Amerikan që të largohen.

E di që ju dhemb, e di që jeni lënduar. Ne patëm zgjedhje që u vodhën. Gjithkush e di, sidomos pala tjetër, duhet të shkoni në shtëpi tani, duhet të kemi paqe. Duhet të respektojmë njerëzit, s’duam të lëndohet askush. Duhet të kemi paqe. Ju duam, ju e patë çfarë ndodhi.  E di si ndihesh, por shko në shtëpi dhe paqe”,-  thotë ndër të tjera Trump në mesazhin e tij.

Por CNN jep pamje live se si policia mundohet ti shpërndajë protestuesit, edhe pas thirrjes se Trump. Uashingtoni u kthye në kaos dhe në një shembull të keq për krejt Botën.

 

https://twitter.com/ColumbiaBugle/status/1346929966244450306?s=20

Disa minuta para deklaratës së Donald Trump, fituesi i zgjedhjeve Joe Biden doli në një konferencë për mediat ku kërkoi që Trump të fliste publikisht.

“Ky është një kaos i cili duhet të përfundojë tani. Donald Trump dil tani live në televizionin kombëtar dhe jepi fund këtij kaosi. Jam i shokuar që kombi ynë që ka qenë fanar ndriçues për demokracinë ka përfunduar kështu. Kjo e sotmja është shfaqje e turpshme. Shohim një numër të vogël ekstremistësh, kjo është anarki, është kaos. I kërkoj kësaj turme që të tërhiqet. Fjalët e një presidenti kamë rëndësi, pavarësisht sa i mirë apo i keq është ai president”,- tha Joe Biden.

Mbështetësit e Trumpit marshuan drejt ndërtesës së Kongresit ku po bëhej certifikimi i rezultatit zgjedhor, hapi i fundit zyrtar përpara inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden, më 20 janar.

Trump supporters try to break through a police barrier, Wednesday, Jan. 6, 2021, at the Capitol in Washington. As Congress prepares to affirm President-elect Joe Biden’s victory, thousands of people have gathered to show their support for President Donald Trump and his claims of election fraud. (AP Photo/John Minchillo)

SHKARKO APP