Dorëzohen banesat e reja për të prekurit nga tërmeti në Lezhë, Rama: Jeni 97 familje më pak në mendimet e mia nesër
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lezhë, ku në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, u dorëzuan banesat e reja të rindërtuara për ata që humbën strehën në tërmetin e 26 nëntorit. Rama tha se nga nesër, 97 familje nuk do të jenë më në mendjen e tij, pasi sot ato morën çelësat e banesave të reja.
”Jeni 97 familje më pak në mendimet e mia nesër. Me këtë pallat prapa nuk thotë dot njeri ku i ke ato që thua. Janë bërë gati 97 apartamente, por 97 banesa më të mira më të bukura e të forta. Kur erdha po shihja pallatin përballë e po imagjinoja se si tani si komshinj do rrini duke i parë sikur ata të shkretët kanë faj se nuk i ka rënë tërmeti atyre, por ky ka qenë e qëllimi që ne të ringrihemi më të fortë. Ajo që nuk të vret të bën më të fortë thotë një fjalë e mençur”, tha Rama.
Po ashtu kryeministri kishte edhe një mesazh për të gjithë qytetarët që nuk kanë marrë ende banesën e tyre të re.
“Për ata në Durrës, Tiranë që presin të kthehen në shtëpi, por që do kthehen në lagje të tëra të ndërtuara e kjo kërkon akoma kohë dua t’u them asgjë nga ato që kemi thënë nuk është harruar, gjith#ka kam thënë do jetë deri në fund sic e kam thënë. Nganjëherë zotimet nuk arrihen dot të mbahen aq shpejt sa ti do por kurrë mos mendoj askush që unë e them fjalën per të kaluar rradhëns apo për të marrë votat”.