Doris Pack mesazh për opozitën: S’mund të qëndrojnë vetëm në rrugë!

Ish-eurodeputetja Doris Pack, ka komentuar në News24 situatën politike në Shqipëri, ku theksoi se opozita duhet të vazhdojë betejën e saj edhe në Parlament, jo vetëm në rrugë.

Ajo u shpreh se deputetët e opozitës duhet të shkojnë në Kuvend dhe të gjejnë argumentet për të gjetur mënyrën të bëjnë politikë me shumicën dhe se nuk mund të qëndrojnë jashtë.

“Berisha do vazhdoj betejën, por edhe duke punuar ne parlament jo vetëm në rrugë, sepse ata janë zgjedhur të ngrenë zërin në parlament”, tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Teksa u ndal te zgjedhjet e 11 majit, ajo u shpreh se ka fakte dhe prova të pamohueshme që zgjedhjet janë të falsifikuara dhe se ODHIR duhet t’i përmbahet gjetjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Doris Pack: Askush nuk mund të mohojë faktet, ka prova e video që zgjedhjet janë të falsifikuara. I kam parë vetë faktet dhe mendoj se ODHIR duhet t’i përmbahet gjetjeve dhe shpresoj shumë që KE t’i marrë këto çështje seriozisht.

Sa i përket parlamentit të ri mendoj se deputetët e opozitës janë zgjedhur, duhet të shkojnë në Kuvend dhe të gjejnë argumentet për të gjetur mënyrën të bëjnë politikë me shumicën, nuk mund të qëndrojnë jashtë.

Berisha do vazhdoj betejën, por edhe duke punuar ne parlament jo vetëm në rrugë, sepse ata janë zgjedhur të ngrenë zërin në parlament.

Strukturat demokratike janë shkatërruar nga shumica sepse kane falsifikuar zgjedhjet dhe është e vështirë për pakicën të bej ndryshime. Po shkatërrohen institucionet demokratike sepse shumë njerëz nuk janë zgjedhur në mënyrë korrekte, kanë probleme me drejtësinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?