Dorjan Teliti: Ç’do të ndodhte me fjalën e Ramës, nëse do shkruhej nga Chat GPT?
Zv.kryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti pas përfundimit të fjalimit të gjatë të kryeministrit Edi Rama në Kongresin e PS-së, pyet se çfarë do të ndodhte nëse fjalimi i kryesocialistit do të shkruhej nga Chat GPT. ”Nëse kjo analizë do ishte baza e fjalës se sotme të Kryeministrit mendoj dhe besoj që fjala e tij do ishte vetëm 10 sekonda e gjatë, nje fjalim me një fjali te vetme: Ndjëse, kam gabuar, po largohem”,-shkruan Teliti.
Postimi i plotë
Ç’do ndodhte me fjalën e KM nëse do shkruhej nga ChatGPT? Jam i bindur se nëse do fusnim në analizë të Chat GPT, çfarë ka ndodhur gjate këtyre 10 viteve, nëse do analizohej nga ChatGPT se cfarë taksash të larta kanë paguar shqiptarët dhe se cfarë ka ndodhur me paratë e tyre.
Nëse do analizohej nga ChatGPT cfarë ka ndodhur me sektorët e ekonomisë, me arsimin, me shendetesine apo edhe me bujqesine.
Nëse do analizohej nga ChatGPT praktikat e tenderave, koncesioneve dhe PPP-ve, nëse do analizohej nga ChatGPT arsyet e largimit të qindra mijëra shqiptarëve në emigrim dhe nëse kjo analizë do ishte baza e fjalës se sotme të Kryeministrit mendoj dhe besoj që fjala e tij do ishte vetëm 10 sekonda e gjatë, nje fjalim me një fjali te vetme: Ndjëse, kam gabuar, po largohem.