Dosja “Partizani”, shtyhet për në 31 janar seanca për Berishën

Është shtyrë për më 31 janar seancën paraprake ndaj Sali Berishës dhe të pandehurve të tjerë të dosjes “Partizani”. Ish-kryeministri është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK.

Më 11 shtator të vitit të kaluar prokurorët që po hetojnë dosjen “Partizani” i komunikuan atij akuzën për veprën penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë”.

Paraditen e kësaj të hëne kryetari i Partisë Demokratike u paraqit në SPAK për të firmosur, pas vendimit të Apelit të GJKKO-së që vendosi ”detyrim paraqitje” për të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qindra qytetarë ju përgjigjën thirrjes së tij dhe protestuan pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme në mbështetje të Berishës. Me dhjetëra efektivë policie u mblodhën para Prokurorisë së Posaçme për të siguruar mbarëvajtjen e protestës së organizuar nga PD.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?