Dosja sekrete Çeke: Trump i sigurt për fitoren Presidenciale që në 1996

Gati 30 vjet më parë, Donald Trump ishte i bindur se do ti fitonte zgjedhjet Presidenciale në SHBA. Ky pretendim vjen në bazë të disa dosjeve të zbuluara kohët e fundit nga policia sekrete e Çekosllovakisë. Ky shetet është shtëpia e gruas së parë së Trump, Ivana, një modele, atlete dhe biznesmene që u bë nëna e tre fëmijëve të tij: Donald Jr, Ivanka dhe Eric.

Një vit para rënies së komunizmit në vitin 1989, një detaj që flet në lidhje me vizitën e vitit 1988 të Ivana Trump në vendin e saj. Raporti pohoi se Trump nuk pranoi të kandidonte për President në vitin 1988, pavarësisht presionit të dyshuar për ta bërë këtë sepse ai kishte menduar, se në moshën 42 vjecare, ka qenë i ri për atë post. Por raporti sekret tha se ai synote të kandidonte në vitin 1996 në garën Presidenciale si i pavarur, kur do të ishte 50 vjec.

“Edhe pse kjo duket si një utopi, Trump ishte i bindur se ai do të kishte sukses”, thuhet në raportin e policisë, në bazë të informatave nga një burim i papërcaktuar i cili kishte biseduar me babain e Ivana Trump, Milos Zelnicek.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raporti është interesant, sepse në Shtetet e Bashkuara, kishte pak njohuri publike që Trump do ta konsideronte veten një kandidat për President, deri në një intervistë të vitit 1988 tek “The Oprah Winfrey Show”. “Unë kurrë nuk dua për të sunduar krejtësisht”,- tha ai më pas. “Unë mendoj se do të fitoj”, shtoi ai. “Unë nuk do të hyj për të humbur”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gruaja e parë e Trump, Ivana Zelnickova ka lindur në vitin 1949 në qytetin Çekosllov. Ivana u bë një objektiv joshës për agjencitë e fuqishme Çekosllovake të njohur si STB.

“Sigurimi i Shtetit vazhdimisht i shikonte qytetarët Çekosllovakët, që jetonin jashtë vendit”,- tha Libor Svoboda, një historian nga Instituti për Studimin e Regjimeve Totalitare në Pragë. “Nëse ata do të vinin këtu, agjentë do ti ndiqnin ata. Ata kishin frikë se këta njerëz mund të punonin për agjencitë e huaja të inteligjencës. Ato përdoren qasje të njëjtë edhe ndaj të afërmve të tyre”.

Dosja specifike e STB mbi Ivanën, kishte një numër të regjistrit, por kjo nuk është në dispozicion. Historianët besojnë se u shkatërrua. Por dokumente të tjera nga Shërbimi i Sigurisë në Pragë, sidomos një fotografi e babait të saj, se thuhet se e ka vizituar të bijën në Shtetet e Bashkuara, tregoi se ata ishin të vëzhguar nga spiunët dhe informatorët.

Trump nuk ka udhëtuar në Çekosllovaki gjatë komunizmit, ndryshe nga fëmijët e tij, të cilët kalonin pushimet verore atje.

Për shkak të vëmendjes të tillë, raportet e policisë sekrete përmbajnë informacione të detajuara rreth udhëtimeve të Ivana Trump në Çekosllovaki, duke përfshirë datat, numrat e telefonit që ajo ka marrë, njerëzit që ajo u takua, çfarë u diskutua dhe detaje të tjera. Një prej raporteve pretendon se çifti kishte një marrëveshje për dasëm në të cilën dyshohet se Trump deklaroi se dëshironte të kishte të paktën tre fëmijë me të.

“Associated Press” ka vizituar arkivin në Pragë dhe mori kopjet e të gjitha dokumenteve në dispozicion rreth Ivana Trump. Disa prej tyre ka qenë gjithashtu të raportuara nga mediat çeke dhe gazeta gjermane “Bild”. I lindur në vitin 1946, Trump kishte planifikuar për të bërë histori që në vitin 1996 si kandidat i pavarur.

Përshtati: Redjon Stylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?