Dosjet e PD-së për zgjedhjet, Paloka mosbesues ndaj KAS, Kolegjit Zgjedhor dhe institucioneve të drejtësisë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka është mosbesues ndaj institucioneve që do të shqyrtojnë dosjet e ankimimit që demokratët bënë për zgjedhjet e 25 prillit. I ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi Paloka tha: “Unë nuk kam asnjë besim, të jem i sinqertë. U vunë në provë, pati disa procese edhe gjatë fushatës edhe lara zgjedhjeve u vu në provë edhe KAS-i edhe Kolegji Zgjedhor. Edhe pse ne kemi vendosur ti shkojmë deri ne fund këtij procesi unë personalisht nuk kam asnjë besim që këta do të marrin vendime kundër Edi Ramës. Në PD pavarësisht kanë apo nuk kanë besim ne kemi vendosur ti shkojmë deri në fund të gjitha hapave”.

Numri dy i Partisë Demokratike ndau mungesë besimi edhe ndaj institucioneve të drejtësisë, përfshire dhe SPAK. “Ne paditë tona i kemi bërë që gati një muaj para zgjedhjeve. Të paktën disa prej padive dhe nuk kemi dijeni dhe jam i bindur që s’ ka pasur asnjë reagim qoftë nga SPAK qoftë nga Prokuroria. Dosjet e famshme 339 dhe 184, në atë kohë ne bëmë të njëjtat denoncime. Prokuroria u fut në veprim. Këtë herë as SPAK dhe as Prokuroria nuk kanë vepruar, pra u bënë në një farë mënyre pjesë e këtij manipulimi gjigand”, – tha Paloka në Përballë.

 

SHKARKO APP