‘Dosjet’, Patozi: Kontroll deputetëve nëse kanë qenë spiunë të Sigurimit
Ligji për hapjen e dosjeve, i cili u miratua në vitin 2015, por që vetëm dje mundi të nisë punën institucioni që do të mbikëqyrë këtë proces ka ngjallur reagimet e para.
Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi nga foltorja e Kuvendit pohoi se nuk priste që rasti i Musine Kokalarit të ishte i pari që inspektohej. Ai propozoi që si fillim duhet të ishin hapur dosjet e parlamentit, për t’u parë sipas tij nësë deputetët kanë qenë spiunë të Sigurimit.
“Nuk e prisja që Musine Kokalari të inspektohej e para, pasi pare duheshin hapur dosjet e parlamentit. Qëndrimi im për hapjen e dosjeve unë i ngelem i të njëjtës pikëpamje. I qëndroj pikëpamjes që ky proces është cënuar, që kur maxhoranca të pranonte këtë institucion. Po ca do bëjmë tani? Në vitit 98, ne nuk morëm pjesë në Kushtetutë, por ajo u pohua e vlefshme. Parlamenti duhet të ishte i pari që të shkonte te institucioni i hapjes së dosjeve. Ne duhet të tregojmë minimumin për t’u ndarë me të kaluarën komuniste. Që ky ligj të ketë kuptim sot, ne nuk e bëjmë atë për të qetësuar disa shpirtra, duhet që të shërbente për diçka për institucionet tona. Kjo ka shumë lidhje me zgjedhjet. Nisja nga Kuvendi e transparencës me të kaluarën, mund t’i mbyllte rrugën për të qenë sërish deputetë atyre që mund të rezultojnë të ftohur nga hapja e dosjeve. Ligji nuk e ndalon dhe ky është një nonsens. Ne po heqim mandate për një patentë false, imagjinoni një njeri që mund të ketë spiunuar gjysmën e ndërmarrjes. Unë nuk besoj që dikush pasi të rezultonte bashkëpunëtor i Sigurimit, do guxonte të kandidonte”, tha Patozi.
KOHA JONË SONDAZH

