Drafti i 5 Qershorit shkon në Kuvend për votim. Debate mes opozitës e maxhorancës

Komisioni i Ligjeve është mbledhur sërish sot ku diskutoi lidhur me ndryshimet për Kodin Zgjedhor, ku u miratuan nen për nen të gjitha ndryshimet.

Damian Gjiknuri: Për çështje që nuk ndryshojnë përmbajtjen do diskutojmë.

Adriatik Alimadhi: Zgjedhësit duhet të emërojnë jo të zgjedhin.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja u shpreh me këto ndryshime Kodi Zgjedhor do të pasurohet akoma më shumë. “Pro, 3 kundër, asnjë abstenim, miratohet edhe në tërësi projektligji. Falenderoj Gjiknurin dhe kolegët e tjerë për punën e shkëlqyer që është bërë qoftë në komisionin e posacëm, qoftë edhe për dakordësinë në Këshillin Politik, produkti u materializua. Kodi i ri zgjedhor është pasuruar”.

Tashmë projektligji shkon për votim në Kuvend në seancën e fundit të sesionit, që mbyllet në fund të korrikut. Por këtu nis problemi tjetër. Votat. Disa deputetë të opozitës parlamentare janë shprehur se do ta votojnë draftin, por nëse do të arrihet shumica e nevojshme prej 84 votash mbetet për t’u parë. Paralel me këtë proces ka nisur edhe ai i diskutimit për hapjen e listave dhe koalicionet.

SHKARKO APP