Drafti i “Drejtësisë” në Kuvend, Petrit Vasili: Ishte një lapsus
Kryetari i grupit parlametar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili i pyetur nga gazetarët në lidhje me futjen në kalendarin 3-javor të punimeve të Kuvendit të draftit për reformën në drejtësi, u shpreh se ky ishte një lapsus nga ana e administratës së Kuvendit.
Duke folur nga Konventa Kombëtare e LSI-së, Vasili sqaroi se pr/ligji për ndryshimet kushtetuese nuk është futur në kalendarin e punimeve, por është një gabim.
“Besoj që është një lapsus, Kuvendi do ta sqarojë këtë”, u shpreh Vasili për mediat.
Dje, Byroja e Kuvendit miratoi në fshehtësi pikën për draftin e “Drejtësisë”, duke e futur në kalendarin 3-javor të punimeve të Parlamentit, për të cilën opozita tha se do të bëjë padi penale.
Sa i përket miratimit të reformës në drejtësi, Vasili sqaroi se LSI është gati ta votojë dhe ky sesion parlamentar duhet të mbyllet me miratimin e kësaj reforme.
KOHA JONË SONDAZH

