Drafti i Drejtësisë , vendimi: Futet në kalendar javën e ardhshme

Reforma në drejtësi, aq shumë e kërkuar nga qytetarët shqiptarë, partnerët tanë ndërkombëtarë dhe mazhoranca e majtë tashmë është në rrugën e votimit.

Konferenca e kryetarëve që sapo përfundoi ka vendosur mes debateve të forta që javën e ardhshme të fusë në kalendarin 6-javor të punimeve draftin e Reformës në Drejtësi.

Maxhoranca bën një hap mbrapa dhe pranon që të bëhet njoftimi në seancë sot i iniciativave të propozuara dhe javën që vjen të mblidhet konferenca e kryetarëve për ta futur në programin 3 javor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë pasdites së djeshme Këshilli i Rregullores dhe Mandateve nuk arriti të marrë një vendim gjatë interpretimit të kërkesës së maxhorancës që kërkonte futjen në kalendar të draftit të reformës në drejtësi dhe miratimin e saj brenda datës 15 korrik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një iniciativë e tillë u kundërshtua nga opozita, pasi sipas saj, paketa kushtetuese po përfshihet në proçedurat parlamentare në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensus.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?