Drafti i Kodit Penal, Dumani: Ka nevojë për ndryshime, s’jemi përfshirë

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka komentuar edhe Kodin e ri Penal gjatë takimit të sotëm me gazetarët. Ai u shpreh se debati për draftin është i pritshëm, si në nivel profesional ashtu edhe në atë shoqëror.

Mendoj që duhen disa ndryshime te kodi aktual, për shembull për disa vepra ku parashikohen dënime të rënda. Nuk mund të jetë i njëjti dënim si për atë që kapet me kokaine, me hashash apo drogra sintetike. Për mendimin tim, për ata që kapen me drogra sintetike, dënimi duhet të ishte më i rëndë. Kjo më vjen ndër mend si shembull. Ka një draft, ne nuk jemi përfshirë. Në momentin që do të na sjellin një draft, do kemi një qëndrim. Kam ndjekur qëndrimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Ne nuk jemi përfshirë në grup pune, nuk mund të themi nëse na kanë lënë jashtë. Ne nuk jemi përfshirë”, tha Dumani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?