Drafti i “memeve”/Rama: Sipërmarrësit më thanë mos u tërhiq nga ligji
I ftuar në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, kryeministri Rama u shpreh se kur u diskutua për këtë ligj sipërmarrësve i çonin sms që të mos tërhiqej nga ky ligj.
Rama: Kur u diskutua për këtë ligj më ka habitur numri i sipërmarrësve që më çonin sms që të mos tërhiqem nga ky ligj. I kam marrë në telefon se më kanë thënë se i kanë grirë në gjoba.
Ne kemi online-in të parregulluar. Kjo është një përpjekje për ta rregulluar këtë pjesë, nuk ka fare mbyllje portalesh. Shumë vende evropiane kanë burg për këtë ligj. Unë s’ka nevojë për ligj që të më mbrojë, se e kam gjuhën shpatë se herë ma ka nevoja. Degjenerimi i së vërtetës dhe lëndimi i atyre që lëndojnë njerëz, duhet t’u japim njerëzve mundësi që të kenë drejtësi.