Drafti i PS për hapjen e listave, Balla: Kjo çështje na takon neve, jo ODIHR-it

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla thotë se propozimi i i bërë nga socialistët për hapjen e listave është më i miri pasi reflekton kërkesat e të gjitha palëve. Në përfundimi të mbledhjes së grupit, Balla theksoi se formula është huazuar nga vendet europiane, teksa ka shpjeguar edhe si do të funksionojë “lista preferenciale” për deputetë.

Për qarkun e Tiranës, që një kandidat i PS-së të zgjidhet deputet duhet të sigurojë në emrin e tij të paktën 12 mijë vota që të jetë në Parlamentin e ardhshëm pas zgjedhjeve të 25 prillit. ”Edhe ligjvënësit e Austrisë, Çekisë, Kroacisë kanë analizuar prej shumë vitesh dhe kanë konkluduar në një formë që nuk është aspak e vërtetë se një kandarit duhet të marrim më shumë vota se sa partia. Këtë formulë nuk e kemi shpikur ne por kanë një pjesë e madhe e vendeve”, u shpreh Balla.

Kreu i grupit të PS tha se mazhoranca qeverisëse është e hapur për të pritur propozime nga PD-ja mbi këtë çështje. ”Nuk e besoj se PD do të vetë përjashtohet nga ky proces, kam besim se opozita jashtëparlamentare do të kontribuojë me propozime korrekte për të përmirësuar draftin”, tha ai.

Për refuzimin e kërkesës së PD-së që të merret mendim nga OSBE/ODIHR, Balla thekson se kjo është çështje e brendshme. ”Ndryshimet kushtetuese kanë bërë fakt këtë çështje dhe se në historinë e ODIHR, ODIHR dhe Komisioni i Venecias e kanë thënë qartë se këto janë çështje që i përkasin sovranitetit të plotë të vendeve anëtare të OSBE-së”, deklaroi kreut i grupit të PS.

SHKARKO APP