Drafti i Vetingut, Hysi: Sot hidhet hapi i parë konkret për një sistem të ri drejtësie

Anëtarja socialiste e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi Vasilika Hysi shprehet se votimi i sotëm në Kuvend i projektligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Kuvend është hapi i parë konkret që klasa politike hedh për ndërtimin e një sistemi drejtësie që i shërben qytetarëve. Hysi thekson se mbi bazën e këtij ligji do të rivlerësohet pasuria dhe burimet e saj, pastërtia e figurës, lidhjet me njerëz të botës së krimit si dhe aftësia profesionale e çdo gjyqtari dhe prokurori, çdo këshilltari ligjor pranë Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, çdo ndihmësi ligjor pranë gjykatave administrative dhe çdo ndihmësi ligjor pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

“Sot, parlamenti mblidhet në sesion të jashtëzakonshëm për të miratuar ligjin për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas ligit, do të rivlerësohet pasuria dhe burimet e saj, pastërtia e figurës, lidhjet me njerëz të botës së krimit si dhe aftësia profesionale e çdo gjyqtari dhe prokurori, çdo këshilltari ligjor pranë Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, çdo ndihmësi ligjor pranë gjykatave administrative dhe çdo ndihmësi ligjor pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Sot, hidhet hapi i parë konkret për ndërtimin e një sistemi drejtësie siç e duan qytetarët”- shkruan deputetja e PS-së Vasilika Hysi në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?