Drejt përfundimit shkolla e re në Bicaj të Kukësit, ministri Mazniku: Kushtet më të mira për nxënësit dhe mësuesit
Në fshatin Bicaj të Kukësit është drejt përfundimit shkolla e mesme “Bajram Abdiu”. Kjo shkollë është investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, që do të garantojë kushtet më të mira për nxënësit dhe mësuesit e kësaj zone.
Arbjan Mazniku, Ministër Shteti për Pushtetin Vendor teksa ka postuar foto të shkollës në Facebook, shkruan se ky investim do të garantojë kushtet më të mira për nxënësit dhe mësuesit e kësaj zone.
”Këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pushtetit vendor dhe Programit të Rindërtimit, përfundojmë ndërtimin dhe rehabilitimin e 100 objekteve arsimore në të gjithë vendin”.
Postimi i plotë
Drejt përfundimit edhe një tjetër shkollë e re, Shkolla e Mesme “Bajram Abdiu” në Bicaj të Kukësit, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, që do të garantojë kushtet më të mira për nxënësit dhe mësuesit e kësaj zone. Këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pushtetit vendor dhe Programit të Rindërtimit, përfundojmë ndërtimin dhe rehabilitimin e 100 objekteve arsimore në të gjithë vendin.