Drejt përfundimit Urgjenca e re në Spitalin e Vlorës/ Manastirliu: Rriten kapacitetet

Placeholder Image

Janë drejt përfundimit punimet për rehabilitimin e plotë të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka parë nga afër këtë investim, i cili synon të vendosë standarde bashkëkohore për banorët këtij qarku por edhe për turistët në sezonin e verës.

“Me këtë investim të ri sigurojmë që të rriten kapacitetet në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Vlorës, duke krijuar kështu një triazhim perfekt të rasteve, të cilat ndahen sipas kodeve të sëmundshmërisë dhe shkojnë direkt për pavione apo reanimacione.

Swiss Digital Desktop Reklama

E dyta, kemi një mundësi që nëpërmjet të gjithë infrastrukturës së re që kemi krijuar, edhe pajisjeve dhe aparaturave të reja, të kemi një observim shumë më efektiv dhe një referim të të sëmurëve”,- tha Ministrja Manastirliu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?