Drejtësia, Majko: Diskutuam si do zbatohen ndryshimet kushtetuese

Në përfundim të mbledhjes së sotme të komisionit për reformën në drejtësi, anëtari socialist i tij, Pandeli Majko tha se diskutimet u mbështetën mbi zbatimin e dispozitave të ndryshuara kushtetuese.

“Ne në komision po diskutojmë mbi një logjikë të re, jo atë të dispozitave kushtetuese, por atë të zbatimit të dispozitave që i kemi ndryshuar në Kushtetutë”, u shpreh Majko për mediat pas mbledhjes, ku do dëgjoheshin opinionet e ekspertëve ndërkombëtarë rreth propozimeve të opozitës për ligjin e vetingut.

I pyetur për rolin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) Majko u përgjigj se do të jetë po ai rol i shkruar në aneksin kushtetues.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është një rol që përcaktohet qartë në aneksin kushtetues dhe ne nuk do i lëvizim asnjë presje”, tha deputeti socialist.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa i takon procesit të verifikimit të pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë, në kuadër të vetingut, Majko tha se ky proces do të bazohet në opinionin e Komisionit Europian dhe atë do ta kryejnë institucione që kanë një eksperiencë kushtetuese, që në këtë rast është Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

“Ne nuk do të përpiqemi të bëjmë shpikje”, shtoi Majko.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?