“Drejtësia”, Majko: Gati paketa kushtetuese. Ligjin e SPAK do ta kalojmë këto ditë
Komisioni i Reformës në Drejtësi ka gati për në datën 6 tetor miratimin në Kuvend të ligjeve të paktës kushtetuese. Ai tha se ka mbetur vetëm diskutimi për strukturën e posaçme antikorrupsion, SPAK.
“Ka mbetur vetëm ligji i Spakut që shpresojmë ta kalojmë këto ditë. Edhe për detaje të cilat ishin të nevojshme, është një paketë shumë e rëndësishme që duhen parë detajet, koha problemet të një natyre që çdo ditë krijon dhe hapësira diskutimi për të cilat ja vlen të mendoshesh dhe të diskutosh. Dua të theksoj se puna e ekspertëve qofshin vendas apo të huaj ka qenë me vlerë”- tha Majko.
Ndwrsa i pyetur nga gazetarwt se ccfarë propozoi konkretisht kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Majko tha se: Janë propozime të një karakteri shumë teknik dhe që kanë të bëjnë me funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Këta javë është e pamundur, besoj që mbetet për datën 6 tetor.
KOHA JONË SONDAZH

