Drejtësia- Paketa me 7 ligje javën e ardhshme në Kuvend

Sesioni parlamentar i Kuvendit do të përmbyllet të enjten e ardhshme me miratimin e paketës prej 7 ligjesh, që janë ligjet bazë dhe që e bëjnë të zbatueshëm projektin kushtetues, të votuar me unanimitet në parlament ne oret e para te mëngjesit te sotëm.

Ne kete pakete përfshihet pr/ligji “Për Gjykatën Kushtetuese”, ai “Për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, pr/ligji “Per organizimin e gjyqësorit”; ai “Për organizimin e prokurorisë”; “Për organet e qeverisjes së sistemit te drejtësisë”, pr/ligji Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor”; pr/ligji “Per statusin e gjyqtareve dhe prokuroreve” dhe ai “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për te luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

Të 7 pr/ligjet kanë kaluar tashme në komisionin e posaçëm parlamentar dhe pritet t’í përcillen për miratitm séances së radhës së Kuvendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reformimi i sistemit të drejtësisë ka diktuar nevojën e ndërhyrjeve në rreth 40 ligje, por 7 prej tyre konsiderohen me prioritaret dhe qe do te kalojne brenda ketij sesioni.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?