Drejtues politik i PD-së në Elbasan, Salianji takim me strukturat: Koha të nisim nga puna. Koha të nisim ndryshimin

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka njoftuar sot se ka nisur bashkëpunimin me strukturat e PD në Elbasan, qark ku edhe është caktuar drejtues politik. Në një postim në rrjetet sociale ai ka ndarë pamje nga takimi me strukturat,. Ndërsa shtoi se ka ardhur koha që të nisë ndryshimi.

Postimi i plotë

Privilegj dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme të nis një bashkëpunim të ri me strukturat e Partisë Demokratike në Elbasan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Elbasani një qytet me histori dhe tradita, padrejtësisht në këtë dekadë është etiketuar dhe keqpërdorur nga pushteti duke vrarë shpresën dhe duke detyruar qindra e mijëra të rinj dhe profesionistë të largohen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Elbasani ka ditur të jetë përcaktues politikisht dhe transformues në historinë e zgjedhjeve, ndaj edhe përmes një alternative serioze dhe një ekipi dinjitoz do të jemi aty për ta bërë ndryshim.

Faleminderit kryesisë, mikut tim Luçianos dhe gjithë demokratëve për mikpritjen. Koha të nisim nga puna. Koha të nisim ndryshimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?