Drejtuesi politik i Vlorës, Çuçi në Konispol: Vota për PS lidhet direkt me fatin e Shqipërisë në BE

Drejtuesi politik i PS-së në qarkun Vlorë, Bledi Çuçi, vijoi edhe këtë të hënë takimet elektorale në Konispol. Bashkë me kandidatët për deputetë, Ardit Bido dhe Vasil Llajo, ai kërkoi mbështetjen e banorëve të Konispolit me votë në 11 maj. Ai theksoi se vota për PS lidhet direkt me integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

”Mandati që ne do të marrim është mandati që do të çojë Shqipërinë pjesë të Bashkimit Europian. Më në fund ne jemi shumë pranë realizimit të kësaj ëndrre. Edhe në këtë moment historik Konispoli do dijë të jetë në anën e duhur të historisë duke zgjedhur Partinë Socialiste”, tha Çuçi.

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Konispoli ishte ndalesa e radhës e rrugëtimit tonë drejt 11 majit për fitoren e dhjetë radhazi të Partisë Socialiste.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bashkë me Ardit Bido dhe Vasil Llajo dy kandidatët e skuadrës sonë fantastike, kërkuam mbështetjen me votë për të vijuar me punët e tjera të mira për Konispolin dhe për të çuar përpara amanetin e të parëve tanë për Shqipërinë në BE.

Ne kemi provën e punëve që flasin vetë më shumë sesa fjalët e atyre që premtojnë gjithçka sepse s’kanë asgjë në dorë dhe kurrë s’i kanë thënë punës mbarë për ju. Çdo votë për numrin 5, Partinë Socialiste!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?