Dritan Hila: Deri në një vendim të formës së prerë, media e RTV Ora të mos preket
Përmes një postimi në facebook, gazetari Dritan Hila është shprehur se në 10 vite bashkëpunim me RTV Ora, Ylli Ndroqi kurrë nuk ka ndërhyrë në linjën editoriale të emisionit “Arena”. Nga ana tjetër, ai shkruan se bizneset nuk janë speca që mund të konservohen dhe të hapen pas një viti, sepse shkatërrojnë reputacionin dhe lënë qindra njerëz pa punë. Hila shton se të paktën dega mediatikë e sipërmarrjeve të Ndroqit së paku nuk duhet prekur derisa të ketë një vendim të formës së prerë.
Postimi i plotë
Personalisht dëshiroj qe Ylli Ndroqi te dale i lare nga kjo histori, për shkak te mënyrës si e njoh unë atë. Ne dhjete vite bashkëpunim me televizionin e tij, nuk ka ndërhyrë as edhe një here ne linjën editoriale te emisionit “Arena” apo te këtë kërkuar mbajtjen e qëndrimeve qe kane qene ne interes te bizneseve te tij, duke pasur një pavarësi editoriale qe vështirë se gjendet ne kohet e sotme.
“Arena” ka qene vend ku pozite, opozite, heretike politike, intelektuale, shoqëri civile, profesioniste, kane folur te lire dhe pandikuar.
Uroj qe drejtësia dhe konkretisht gjykata, te këtë parasysh se bizneset nuk janë speca qe mund te konservohen dhe hapen pas një viti dhe përveçse lëne pa pune qindra njerëz, shkatërrojnë reputacionin e tyre dhe është njësoj sikur t’i kesh asgjësuar.
Nëse Ndroqi del fajtor, godinat, pajisjet, infrastruktura e televizioneve, aty janë, se nuk kane ku shkojnë. Te paktën dega mediatike e sipërmarrjeve te Ndroqit, nuk duhet prekur derisa te sqarohet situata me vendim te formës se prere te te gjitha shkalleve te drejtësisë.