Dritan Hila zbulon telefonatën: Kacifas u vra me kërkesë të policisë greke

Gazetari dhe ish-diplomati Dritan Hila ka bërë një deklaratë të fortë sot në emisionin “360 Gradë”, në “Ora News”.

Ish-diplomati tha se Kostadin Kacifas është ekzekutuar nga policia shqiptare me kërkesë të policisë greke. Ai deklaroi se drejtori i policisë greke ka marrë në telefon homologun shqiptar dhe i ka kërkuar ekzekutimin e shtetasit shqiptarë me kombësi greke.

“…Kacifas është vrarë me kërkesë të policisë greke se nuk donin që të kalonte në territor të tyre, prandaj nuk i bie këtyre borive. Ka marrë drejtorin e Policisë tonë dhe i ka thënë, ju lutem ekzekutojeni mos të na hyjë këndej se nuk dimë c’ta bëjmë”,- tha Dritan Hila.

SHKARKO APP