Dritan Prifti akuza të rënda kundër Ilir Metes

 

Kam qenë në një takim elektoral me kandidatin për bashkinë e Fierit Albert Caci, kur filluan të më vinin disa mesazhe në celular ku njerëzit më thoshin “mos e caj kokën”, “ u kthye Enveri”, “këta janë fashista” dhe pas kësaj hyra në internet ku pash që inspektoriati I lartë I deklarimit të pasurisë kishte bërë një kallzim penal ndaj meje për mosdeklarim pasurie, deklarim të rrem e të tjera gjëra si këto. Në fakt ishte një surprizë që kjo gjë ndodhi sot, por surprizë që do të ndodhte, pasi kisha informacione rreth dy muaj më parë që ilir meta kishte thirrur në zyrën e tij në kuvend Shpëtim Ganon e Inspektoriatit dhe I ka kërkuar që të kallëzoj penalisht, Tom Doshin, Dritan Prifti ndhe Andis Harasanin. Dhe Ganaj këtë informacion ja ka nxjerr një mikut të vetë, një avokati duke I thënë se Ilir Meta e ka vënë në një siklet të madh duke I kërkuar të bëj këtë gjë. Për Priftin dhe Harasanin nuk di cfar të bëj, pasi ligji nuk e lejon duke qenë se kanë mbi dy vjet që janë larguar nga funksionet publike. Edhe për Tom Doshin, ka thënë, vitin e kaluar ëhtë bërë kontrolli dhe nuk di se si mund të justifikohet një kontroll tjetër.

Por mesa duket Zoti Ganaj nuk pyeti as për ligjin e as për asgjë tjetër duke zbatuar urdhërin e shefit të vetë Ilir Meta, madje mikut të vetë avokat i kishte thënë se ishte mërzitur Ilir meta pasi i kishte kërkuar ti bënte drejtoreshë gruan e një mikut të vetë dhe nuk ja bëri, e tani nuk ja prish dot këtë porosi të re.

Megjithatë unë kam qenë i informuar dhe e prisja që një skenar i tillë ishte duke u zbatuar. Javën e kaluar, ditën e enjte më kanë thirrur në inspektoriatin e lartë të deklarimit të pasurisë dhe njëra prëj inspektoreve, e LSI, vinte rishtazi në atë vend pune, më kërkoi disa sqarime lidhur me dkelarimet e mia të pasurisë. Kërkone disa dokumenta, disa kontrata, disa dokumenta bankare, në lidhje me pasurinë, dokumenta të cilat në kohën e deklarimit i kam dorëzuar të gjitha, por  që në mënyrë të qëllimshme janë tërhequr nga dosjet e bëra gjatë viteve. Megjithë atë me këtë zonjë kam firmosur një proces verbal, ku ILDKP binte dakord, pra me firmën e tyre dhe me firmën time që unë ti dorëzoja dokumetat që ata kërkonin deri në 30 Qershor të këtij viti. Një procesverba i firmosur nga të dyja palët dhe që duket qartë që urdhëri që ka marrë Zoti Gana për të mos respektuar një dokumetn që pak ditë më parë e ka firmosur me mua për të pritur dorëzimin e provave deri më datë 30 qershor, është kaq i fortë saqë goditja duhet të bëhet ndaj Dritanit, menjëherë dhe në kohë fushate.  Ky sigurisht që ësthë një persekutim politik, në abuzim i drejtëpërdrejtë me pushtetin dhe sigurisht nga Zoti Ganaj një shpërdorim detyre duke shkelur të gjitha normat, të gjtha të drejtat dhe të gjtha ligjet. E para nuk ka një proces të rregullt ligjor ndaj një personi që do ti kontrollohet pasuria dhe po hetohet. Sepse biem dakord që bëjnë disa pyetje, më kërkojnë disa dokumetnta mes të cilave une duhe ti siguroj nga shtetet e bashkuara të amerikës për kohën kur kam qenë atje me studime, në një bankë e cila sot nuk ekziston më pasi është blerë nga një bankë tjetër. Koha për ti dorëzuar ishte deri në 30 qershor, dhe për këtë ram dakord të dyja palët, dhe edhe ky proces normal u thye.  E dyta, kontrolli I tyre ndaj meje është I jashtëligjshëm, pasi ligji lejon inspektoriatin të kontrolloj vetëm zyrtarët publik dhe jo ata që kanë më shumë se dy vite të larguar nga detyra, pra nuk ka asnjë kompetencë, as për të kontrolluar Dritanin, as për të kontrolluar  Andisin, pasi ligji nuk e lejon. Le të japi zoti Ganaj vetëm një rast të vetëm të një zyrtari publik, ish deputeti, ish ministër apo cilido qoftë I cili ëhtë kontrolluar dy vite pasi ëhtë larguar nga detyra. Dhe nëse jep vetëm një rast do të them se kjo që po bëhet ndaj meje nuk ka asnjë tendencë. Këto po I bëhet edhe një mashtrim publikut, kur thuhet se Dritan Prifti ka fshehur pasurinë apo nuk ka deklaruar pasurinë. Madje kanë sajuar edhe një shifër. 4.6 milionë euro shkelje.  E dini se cfarë janë këto 4.6 mln euro. Është një kredi të cilën e ka marrë fabrika e tullave ku bashkëshortja ime ka qenë aksionere, pra një kredi që e ka marrë një biznes, dhe zotërinjtë e Inspektoriait thonë që nuk është deklaruar.  Dhe për këtë gënjejnë të gjithë publikun shqiptar  duke thënë që Dritan Prifti ka 4.6 mln euro të padeklaruara. Ky është një turp pasi unë kam deklaruar sa aksione dhe sa përqind të aksioneve ka pasur bashkëshortja ime në atë kompani dhe nuk kam pasur detyrim të tregoj të gjitha transaksionet që ka pasur kompania. Transaksionet e kompanisë janë në bilancet e saj që janë edhe sot publike për të gjitëh shqiptarët në QKR. Pra dëshirojnë të ngrenë akuza për gjëra që nuk bindin askënd. Kanë bërë që kam fshehur 5 mijë lekë të reja në një llogari të djalit tim 6 vjec. Djali im as nuk e ka hapur llogarinë dhe as prindërit e tij nuk e kanë hapur, por e ka hapur bashkia e Tiranës në formë shpërblimi për të porsalindurit. Këtë e kanë vendosur në akuzë zotërinjtë e inspektoriait. Më kanë futur në akuzë edhe një apartament që e kam blerë diku pas viteve 2000, afërsisht 30 mijë dollarë dhe e kam shitur një vit e ca më pas 80 mijë dollarë. Kanë kërkuar pse është ky ndryshim cmimi. Duke qenë se ky është një treg I lirë dhe nuk ka vend të diskutosh për cmimin. Por për respekt inspektoren e kam sqaruar se vlera e apartamentit ka ndryshuar pasi në cmimin e shitjes janë përfshirë edhe mobiljet. 

Gjithë kjo tymnajë e ngritur është një abuzim skandaloz me pushtetin, jo vetëm një lojë politike.

Kanë dy arsye pse ja bëjnë Dritan Prifti këtë, pse ja bën Ilir Meta këtë Drian Priftit.  E para pasi unë jam mik me Tom Doshin, dhe porosia është dhënë menjëherë pas akuzave që ka bërë Tom Doshi ndaj Ilir Metës. Pasi mbajta një qëndrim ashtu sic duhej të mbahej për deklaratat e Doshit, dhe e dyta janë shqetësuar shumë pasi unë kam deklaruar rikthimin në politikë.  Kam thënë që do të rikthehem në poltikë dhe në fakt kam filluar fushatën këtu përkrah Albert Cacit për të fituar bashkinë e Fierit. Këto janë dy arsyet se përse sot një institucion i shtetit i përdorur politikisht sulmon Dritan Priftin. Dhe të gjithë e kuptojnë se përse kjo luftë filloj tani, unë kam dy vite që jam larguar nga politika. Pse filloi pas akuzave të Tom doshit dhe pse filloi pasi unë deklarova që do të krikthehem në politkë.

Ky është halli I tyre, sepse pot ë rikthehet Dritan Prifti në politikë, do ti hyj me rrenjë e me degë pislliqeve që kanë bërë këta e që vazhdojnë të bëjnë për ta marr vesh të gjitha shqiptarët se kush I qeveris. Por të gjithë duhe të kenë një gjë të qartë në një shtet ku insittucionet janë marrë peng nga një porositës vrasjesh. Kjo është ajo që ka ndodhur sot.

Si shpejgohet që askush nuk e heton Ilir metan në këtë vend. Cfarë është ky, mbi ligjin? Është I paprekshëm për ligjin? Ka prona në tre kontinente. Mund të jetë një ndër njerëzit më të pasur në ballkan sot dhe askush nuk ka marrë të hetojë një eklaratë të vetme të pasurisë së tij. Shqiptarët nuk janë budallenj.

Unë po e them edhe një herë që nuk kam asgjë për të fshehur, as pasuri dhe asnjë gjë tjetër. Kurse Ilir Meta, jeta e tij, ka mistere e të fshehta nga ato që trondisin jo vetëm shqiptarët por të gjithë opinionin ndërkombëtar. 

I bëj një pyetje Ilir Metës: A ka qenë ndonjëherë ai bashkëpunëtor I sigurimit të shtetit? Ketri ka dalë nga kafazi Ilir. Që në bankat e shkollës a ke bërë betimin Ilir Meta tek pedagogu jot për të qenë bashkëpunëtor I sigurimit të shtetit. Tregoja shqiptarëve. Kur ke arritur të fshehësh një të vërtetë të tillë, në bashkëpunim me Sali Berishën sigurisht, pasuritë e llogaritë bankare i fsheh pa asnjë lloj problemi.

Këto ditë do të deklarojmë, por vetëm tek faktori ndërkombëtar dhe jo publikisht edhe disa të fshehta të tjera të tmerrshme të jetës së Ilir Metës që kanë të bëjnë me veprimtari antikombëtare, në shërbim të të tjerëve, por në ditë ne vijim do ti jap këto informacione partnerëve tanë më të rëndësishëm ndërkombëtar për ta kuptuar edhe nje herë se cfar kemi ne në krye të kuvendit të shqipërisë, për ta kutpar se cfarë plehrash sot kontrollojnë me dorë diktature institucionet e shqipërsië.

I kam dhënë porosi avokatit tim në tiranë të ndjek të gjitha cështjet në institucinet e drejtësissë, të bëj kallzim penal për ata që shpërdorojnë detyrën e shtetit duke sajuar pacavure si kjo e sotmja, që kredinë e biznesit e quajnë fshehje të pasurisë së Dritan Priftit, apo dhuratën e bashkisë për fëmijën tim meqë ishte fëmija i tretë e quajnë fshehje të pasurisë së Dritan Priftit.

 

Unë meqë jam edhe në fier ku kam rrënjët e familjes sime e kam mbështetësit më të mëdhenj do ti bëj një premtim elektoratit të Fierit. Unë do ta mudn Ilir Metën një ditë, të jeni të bindur.  Mundja e Ilir Metës do të filloj që nga fitorja e Albert Cacit në Fier. Sepse populli duhet të fitojë mbi fundërinat. Pastaj mundja do të vazhdoj me kthimin tim në parlamnt pas dy vitesh, me kthimin tim në qeveri pas dy vitesh dhe me largimin një herë e përgjithmonë të këtyre njerëzve që e kanë kthyer shtetin në shërbim të krimit. U jap fjalën të gjithë fierakëve që nuk ka shans që mua të më thyejnë këto lloj presionesh, do të vazhdoj fushatën e nisur në Fier, dersisa ta fitojmë bashkinë e Fierit për ti dhënë një përgjigje të gjithë atyre që tallen me njerëzit. Që përpiqen të rikthejnë kohën e diktaturës me të tilla akte të ulta të përdorimit të institucioneve shtetërore.

SHKARKO APP