Dritëro Agolli: Kam frikë se do kthehet gjithë populli spiun
Shkrimtari Dritëro Agolli thotë se Rama e ka nisur mirë punën.
Por, sipas tij, gjërat nuk bëhen me hov të madh dhe me funksione.
“Kryeministri e ka nisur mirë punën për të rregulluar funksionimin e shtetit, por kjo nuk duhet të bëhet me hov të madh, me aksione.
Lufta kundër informalitetit është punë e përditshme e institucioneve të shtetit.
Është një organizëm i sëmurë që nuk shërohet brenda natës, sado terapi të fortë të marrë.
Do ditë që të reagojë ndaj ilaçeve që i jepen”, thotë ai për Panorama.
Ndërkohë, në lidhje me nismën e “spiunëve”, Agolli thotë se ka frikë se mund të kthehet koha e komunizmit, kur njerëzit spiunonin njëri-tjetrin.
“Denoncimi nga qytetarët nuk më duket e studiuar mirë, sepse vendos të gjithë popullin spiun.
Ne kemi vuajtur nga kjo gjë.
Njerëzit do të kenë frikë të rrinë dhe të flasin në tavolinë.
Mund të ketë dhe shtrembërime fjalës dhe informacionesh, sepse ka dhe xhelozira dhe inate, dhe kërkon shumë kujdes kjo gjë.
Por duhet të kihet kujdes kur fillohet një nismë, që të mos ketë prapësim rrugës apo të kthehesh në pikën e parë, atje ku ishe”, thotë ai.
Ndërsa gruaja e tij, Sadija, kujton një moment kur Agolli ka ngritur dolli në SHBa edhe për vetë Sali Berishën, pavarësisht se ishte kundër tij.
“Kur ishim në SHBA, Ekrem Bardha, një activist i shquar i çështjes shqiptare në Detroit, na kishte ftuar për festat e Nëntorit. Dritëroi u ngrit dhe tha se ne e mbajmë traditën që të ngremë një dolli për kreun e shtetit shqiptar, që në atë kohë ishte Sali Berisha, pavarësisht se kur jemi në Shqipëri përballemi politikisht”, thotë Sadije.
KOHA JONË SONDAZH

