Dronët “Bayraktar” mbërrijnë në Shqipëri (FOTO)

Dronët Bayraktar kanë mbërritur në Shqipëri. Ministri Niko Peleshi ka ndarë foto nga dronët, të cilët thotë se po montohen.

“Dronët Bayraktar, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, tashmë janë në Shqipëri! Prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre.

Ky zhvillim jo vetëm që rrit aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërben edhe si dëshmi e angazhimit të vendit për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes. Kjo arritje, simbol i dedikimit tonë drejt modernizimit dhe inovacionit në Forcat tona të Armatosura”, shkruan Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

SHKARKO APP