Duka: Në zgjedhjet e ardhshme duam numërim elektronik
Me anë të një statusi nga profili i tij në Facebook, kryetari i PAA-së, Agron Duka, ka përshëndetur nismën më të fundit të opozitës së bashkuar.
“Të gjithë të bashkuar për platformën e përbashkët politike.
Rikonfirmojmë në këtë platformë votimin dhe numërimin elektronik, financimin e partive, kufizimin e shpenzimeve të fushatës, barazinë dhe aksesin mediatik, mospërdorimin e rezurseve të shtetit në kundërshtim me ligjin dhe të gjithë aspektet e tjera.
Opozita do të kushtëzojë çdo veprim të mëtejshëm me avancimin për reformën zgjedhore, e cila i jep qytetarëve fuqinë për të vendosur qeverisjen e ardhshme.
Opozita është dakordësuar që problem numër një që ka Shqipëria dhe shqiptarët sot janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
I gjithë aksioni ynë politik brenda dhe jashtë parlamentit do të jetë për të diktuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”,- shkruan Agron Duka.
KOHA JONË SONDAZH

