Duka pas takimit me Begajn: Ne kërkuam 4 majin për zgjedhjet e ardhshme

Kreu i PAA, Agron duka ka folur për mediat pas takimit me presidentin Bajram Begaj për konsultat lidhur me datën e zgjedhjeve 2025. Duka tha se partitë e vogla opozitare kanë propozuar datën 4 maj, si datën më të përshtatshme për zgjedhje parlamentare.

“Ne propozuam datën 4. Kushtetuta e përcakton 15 prill-15 maj. Më e arsyeshme për ne është maji, por duke qenë se përflitet që me datë 19 ka një aktivitet me pjesëmarrje të kryeministrave të Europës dhe kjo mund të ndikojë në zgjedhje. Mendoj se data 11 është e papërshtatshme. Besoj do të takojë edhe të tjerët presidenti, por në fund të fundit ata që do vendosin dihet se kush janë. Ne kemi dhënë mendimin tonë. Kushtetuta përcakton 4 të diela, data 11 është e përcaktuar në kushtetutë dhe diskutohet patjetër. Por për shkak se paragjykohet për atë që u thashë, mund të ndikojë edhe në zgjedhje. Se i bie të mbyllë fushatën me datë 9 dhe pastaj të mbledhë të Europës, të flasë si do ai dhe kjo nuk është normale sipas mendimit tim. Kjo është logjike, ne jemi në opozitë. Edhe PD të njëjtin qëndrim do mbajë”, tha Duka.

SHKARKO APP