Duka: Rama po luan me interesat e kombit për mbijetesë politike

Kreu i PAA, Agron Duka e cilëson të trupshëm qëndrimin e Edi Ramës kundër Kosovës sot në Tiranë.

Në një reagim në Facebook, Duka shprehet se kryeministri po luan me interesat strategjike të kombit shqiptar për të mbijetuar në politikë. “Një Shengen i vogël është një turp i madh pa Kosovën. Izolimi i saj, sulmi ndaj elitës politike të Prishtinës, i shërbejnë vetëm atyre që kanë interesa të kundërta me ato të Kosovës dhe Shqipërisë. Të luash me interesat strategjike të një kombi, vetëm për mbijetesë politike, është një zgjedhje që do të ndëshkohet nga historia!”,- shkruan Agron Duka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?