Dule: Bashkëpunimi me PS është problematik
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, ka folur nga Korça për kandidaturat e zgjedhjeve të 21 qershorit, por edhe për marrëdhëniet me aleatin PS.
Në lidhje me marrëdhëniet me PS, Dule tha se nuk mund të quhen marrëdhënie koherente:
“Marrëdhëniet me PS , nuk mund të mburremi për bashkëpunim koherent dhe funksional,
bashkepunimi eshte problematik”
Ndërsa për kandidaturat e zgjedhjeve të 21 qershorit Dule u shpreh:
“PBDNJ e bën përzgjedhjen e vet të kandidaturave, që do të na shërbejë ne, ose të gjejmë gjuhën e përbashkët me aleatët tanë. Duke qenë se minoriteti ka përfaqësim të madh, ne kemi përfaqësues të denjë për të kandiduar”, ka dhënë Dule.
Po ashtu Dule tha se “pas 1 viti e gjysme jemi larg pritshmerive të qytetarëve dhe shoqërise dhe kjo ne një masë të konsiderueshme për faj te mungeses së ketij bashkëpunimi rezultativ. Nëse nuk do të nxjerrim mesimet nga kjo situatë atëhere do të kemi shanse negative për te mos përmbushur misionin tonë”.