Dule shpërthen në parlament: Dështimi për negociatat ka emrin Edi Rama
“Politikat që po ndjek qeveria, nuk i shërbejnë integrimit. Rama e çoi vendin në dështimin e dështimeve. Ai e çoi vendin në dështimin e prioriteteve. Rama duhet të drejtojë gishtin nga vetja. Rama është përgjegjës para popullit dhe historisë. Vendi do kishte marrë statusin, ishte gati për negociata. Dështimi për negociatat ka vetëm një emër, Edi Rama”, tha kreu i PBDNJ-së.
Ai u shpreh më tej se situata në vend është aq e rëndë sa që është e pashmangshme shitja e votës që qytetarët të sigurojnë të ardhmen.
“Dështimi nuk po i çon në reflektim, po në arrogancë. Sa kohë qeveris Rama, nuk mund të presim asgjë pozitive. Rama s’mund të tallet duke thënë ‘jetojmë në parajsë’. Kjo nuk ka se si pranohet, se si kapërdihet dhe se si mund të tolerohet. Po, kemi shumë përgjegjësi ne të gjithë. Të maxhorancës po se po, por edhe të opozitës dhe ne të tjerët që jemi me statusin e të pavarurit. E kemi çuar situatën deri aty sa shitja e votës është e pashmangshme, për shkak të nevojës që ka qytetari për të siguruar të ardhmen e familjes dhe fëmijëve”, tha Dule.
KOHA JONË SONDAZH

