Duma: Agroturizmi do promovojë Durrësin

 

Kandidatja për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me banorët e disa prej fshatrave me potencial të madh bujqësor dhe turistik ku ndau me ta vizionin për të hapur vende pune duke lidhur bujqësinë dhe turizmin nëpërmjet agroturizmit. Në banorët e Armathës, Duma tha se zona do të marrë vëmëndjen që i takon për më shumë punësim duke subvencionuar prodhuesit dhe jo tregtarët. Kandidatja e djathë tha se nuk është bërë mjaftueshëm për bujqësinë por me të si kryebashkiake do të sigurohet rritja e prodhimin dhe shitja me çmim më të mirë.

“Do e fillojmë me shkollat, çerdhja dhe transportin sepse këto janë detyrime dhe sigurisht do e mbarojmë me vlerën e punës dhe produktit tuaj bujqësor, tek mundësia e shitjes së produktit dhe tek mundësia për ta kthyer këtë zonë të mrekullueshme në një zonë turistike dhe agroturizëm. Atëhere do ndiejmë se si do të rritet puna ditë për ditë kur bujqësisë ti japim vlerën e vetë, pronës ti japim vlerën e vetë dhe po ashtu ti japim edhe një dimension agroturizmi që e meriton kjo natyre e bukur”, tha Duma.

Kandidatja Duma u takua edhe me banorët e fshatrave Shën Pjetër dhe Rrotull në Ishëm ku bashkëbisedoi me ta për rritjen e turizmit në këto zona. Deputeti Agron Duka kërkoi mbështetjen e të gjithë banorëve për një jetë më të mirë.

“Nuk do e merrja kurrë guximin, po e them sinqerisht këtu, që të përkrah një kandidatutë të djathtë thjeshtë se është e djathtë. Por unë mendoj se duke krahasuar dy kandidaturat që kemi përballë, mendoj që të ardhmen tonë, të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve tanë duhet ta shohim me fitoren e bashkisë nga Grida sepse me Gridën nuk fiton ajo por fitojmë të gjithë ne”, tha Duka. 

SHKARKO APP