Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 17 Nëntor 2026, 07:19 Robert Pattinson zëvendëson Daniel Craig si James Bond Robert Pattinson, aktori britanik i njohur për rolet e tij në filma si “Twilight” dhe “The Batman”, është konfirmuar si aktori i radhës që…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Duma: Nëse votohet nesër, Rama ikën! Reforma s’mund të jetë thjesht riparim i kodit elektoral

Politikë E enjte, 9 Janar 2020 18:00
Duma: Nëse votohet nesër, Rama ikën! Reforma s’mund të jetë thjesht riparim i kodit elektoral
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma deklaroi se reforma zgjedhore nuk mund të jetë thjesht riparim i kodit elektoral. E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Duma ngriti shqetësimin se në politikë dhe jo vetëm, mungon konkurrenca, e cila sipas saj po varfëron njerëzit.

Sipas saj nëse neser do të mbaheshin zgjedhje të parakohshme në vend, padyshim që qytetarët do të votonin kundër kryeministrit Edi Rama.

“Reforma nuk mund të jetë thjesht riparim i kodit elektoral. Propozimet për kodin zgjedhor janë të domosdoshme. Bërja me dije strukturave, apo qytetarëve, është një proces i domosdoshëm. Kam menduar dhe mendoj se reforma zgjedhore nuk mund të jetë riparim burokratik i kodit elektoral. Liria e votës së lirë nuk është vetëm potencë në letër. Unë vijoj të besoj se në politikën shqiptare duhet të rritet konkurrenca. Duhet t’i jepet mundësi sistemit të frymëzojë. Sado të diskutohet, një gjë është e sigurt se sot mungon; konkurrenca. A është e nevojshme të themi se çfarë ndodh brenda partive? Jo! E dinë të gjithë shqiptarët. Problemi në Shqipëri është se politika duket sikur punon për politikën, por ajo punon për ekonominë. Nëse nuk e çojmë ujin tek konkurrenca, te përfshirja në politikë, kjo e bën shoqërinë që të motivohet dhe të prodhojë. Të prodhojnë në politikë dhe në ekonomi më pas. Zhdukja e konkurrencën në çdo qelizë, është duke varfëruar Shqipërinë. Njerëzit që do të votojnë padyshim që e rrëzojnë Edi Ramën. Sot politika është e mbyllur, këtu po bëhen interesa dhe afera të mbyllura. Ne themi PPP, por këto janë hajdutëri, janë tendera të negociuara. Ato janë vjedhje, s’kanë as emrin e vet. Nëse shqiptarët sot votojnë, do të votonin kundër kësaj qeveri. Ajo që i duhet politikës shqiptare është që njerëzit të vet prodhojnë. Reforma elektorale duhet të jetë frymëzuese. Ne duhet të hyjmë në këto zgjedhje për t’i fituar ato.”, tha Duma.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Konflikti SHBA-Iran

Ish-deputetja e PD-së Grida Duma e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” foli për konfliktin mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Duma deklaroi se regjimi iranian nuk ka fuqi aktesh terroriste, ndërsa shtoi se shqiptarët nuk duhet të përfshihen nga ndonjë panik apo të kenë ndonjë frikë nga sulme të mundshme.

“Irani ose bazat që u goditën pas vrasjes së gjeneralit ishte tërësisht një lëvizje e Iranit për të mos humbur fytyrën. Irani donte të thoshte se shiko se edhe ne mund të reagojmë. Është shumë me vend ajo që thotë Trump, se Irani nuk ka fituar asnjë luftë, por ka fituar marrëveshje. Irani nuk ka fuqi aktesh terroriste. Nuk duhet pasur panik për ndonjë sulm nga Irani për veprim të logjikës terroriste. Të gjithë ata që merren me diplomaci, e dinë se me Iranin mund të veprohet me shkop të një ushtrie. Akti i marrjes së muxhahedinëve në Shqipëri është një akt humanitar dhe politik i qartë, si dhe strategjik, pasi ne jemi përkrah SHBA. Nëse ka një gjë që Shqipëria e ka bërë mirë është strehimi i muxhahedinëve. Deklaratat se Shqipëria na qenka një vend ‘djallëzor’ është vetëm politik, pasi në Iran ka sistem autokratik”, tha Duma.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Grida Duma vlerëson se presidenti i Amerikës Donald Trump ka vepruar në mënyrë “par execellce” në raport me Iranin, duke treguar forcën e vërtetë përballë një shteti që kërcënon me terrorizëm.

“Trumpi e ka identifikuar veten si president konservator republikan, që tregon dorën e fortë. Kur kishim Carterin, kishim qasje të miut. Në kohën e Obamës, kishte një politikë paqësore dhe jo aq të një perandorie të fuqishme. Mendoj se qasja republikane është më e mira, sepse kur kemi të bëjmë me akte terroriste, këtu nuk ka situata për dialog, por këtu duhet treguar se kush është mbajtësi i forcës dhe presidenti amerikan këtë tregoi. Unë mbetem personalisht në anën e atyre që reagojnë me forcë ndaj akteve terroriste. Irani është një vend ku individi është person që ka kapur shtetin, është shteti vetë. Është njësoj sikur të bësh konferenca me kriminelët për të arritur një marrëveshje, gjë nuk mund të bëhet. Për mua Trump është treguar par execellce”, tha Duma.

Mund t'ju interesojë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

Para 19 orësh
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

Para 19 orësh
Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03

Më tej, Grida Duma theksoi se regjimi iranian ka vrarë vetëm në dy muajt e fundit mbi 2700 njerëz, gjë që tregon se kemi një shtet tepër të kriminalizuar.

“Ky është një regjim, që e mbyt fjalën e lirë, vret. Në Iran, në dy muajt e fundit janë vrarë mbi 2700 njerëz, pra kemi të bëjmë me regjim kriminal. Është kërcënimi i një regjimi, që frikëson botën. Marrëveshja nukleare me Iranin është konsideruar e keqe”, u shpreh Duma.

Etiketat e lidhura

Grida DumaPD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Robert Pattinson zëvendëson Daniel Craig si James Bond
Para 4 minutash

Robert Pattinson zëvendëson Daniel Craig si James Bond

Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive
Para 50 minutash

Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive

Burnham: Brexit ka dëmtuar ndjeshëm pozicionin global të Britanisë
Para 51 minutash

Burnham: Brexit ka dëmtuar ndjeshëm pozicionin global të Britanisë

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen e marrëdhënieve MB-BE
Para 53 minutash

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen e marrëdhëniev...

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 11 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 17 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

3 Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 8 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

4 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 8 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.