Duma: Opozita duhet të mbajë fjalën për protesta. Duhet të tregojë që ka forcë

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma, në një intervistë për “Syri TV” e pyetur lidhur me tezën e saj se opozita duhet të jetë në protesta është shprehur se, lidershipi i partisë duhet të tregojë se e mban fjalën e dhënë.

“Në politikë pesha e fjalës është kryesore. Thamë që do të ketë protesta në shtator. Fjala në politikë nuk mund të zhduket. Lidershipi duhet të tregojë se e mban fjalën e vetë. Partia duhet të ekzistojë për shoqërinë e jo për veten. Kollona e protestave duhet të ekzistojë. Kam bindjen se protestat do të mbahen mend, jo fjalimet. Partia duhet të tregojë që ka forcë dhe që është gjithëpërfshirëse”, u shpreh Duma.

Ish-deputetja tha se “vendimi i fundit me Kryesinë, Këshilli Kombëtar dhe ish grupin parlamentar, është fjalia “Rama Ik”. Unë kam thënë që duhen protesta dhe në to duhet të përfshihen të gjithë demokratët. Energjia e tyre nuk mund të lihet bosh”.

SHKARKO APP