Duma: Rama s’po jep ende shpjegim për foton me Obamën
“Edi Rama bën vazhdimisht paradë arrogante me foto të ditës, por ai ende nuk po jep një shpjegim publik, për foton e tij të jetës, atë me presidentin Oabama, për të cilën pagoi 80 mijë dollarë, duke financuar një krim të rëndë federal”.
Kjo ka qenë deklarata e sotme e Sekretares së Marrdhënieve me Publikun, Grida Duma, duke iu rikthyer sërish kështu debatit dhe akuzave mbi foton e realizuar mes kryeministrit shqiptar dhe presidentit amerikan.
Sipas saj, “dy vetë në Amerikë presin burgun dhe gjobën për krimin e kryer, futjen e parave nga një burim i huaj”.
“Shtetasi me origjinë greke Argeros që mundësoi transferimin e parave dhe Bilali që siguroi biletën për Ramën në një aktivitet në tetorin e vitit 2012.
Të dy e kanë pranuar krimin dhe pritet të dënohen në vjeshtë me 5 vite burg e 250 mijë dollarë gjobë, për futjen e parave të pisëta në fushatën presidenciale nga një burim i huaj.
E gjitha, për t’i siguruar Edi Ramës një shtrëngim duarsh me Obamën dhe një foto, e cila u përdor nga shefi i rilindjes në fushatën elektorale të vitit 2013 për të ardhur në pushtet .
Për këtë aferë, Edi Rama ka qënë në faqet kryesore dhe në kronikat e medias më të rëndësishme të botës”, tha gjithashtu ajo.
Duke përfunduar me faktin se “nga Uashingtoni në Bruksel e dinë se ai pagoi 80 mijë dollarë për një foto”.
“Kur edhe sa kohë Rama nuk do të kthejë përgjigje? Çdo shqiptar kërkon të dijë se ku i mori paratë? Kush është burimi i tyre? A janë para të ligjshme, apo para krimi? A janë para droge? Para të trafikantëve me të cilët erdhi në pushtet, me të cilët ka mbuluar sot gjithë Shqipërinë me kanabis, duke mbytur ekonominë e ndershme, duke rritur kriminalitetin, duke asfiksuar cdo aktivitet të ligjshëm. Ai mund të heshtë për këtë fakt, mund të fshehë burimin e 80 mijë dollarëve. Po shqiptarët e kanë kuptuar, e dinë dhe janë gati ta tregojnë se Shqipëria është më mirë pa Edi Ramën”, përfundoi Rama.
KOHA JONË SONDAZH

