Durrës/Basha-qytetarëve: Ministrat në restorantet më luksoze të Emirateve

Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike ndodhej në Rrushkull të Durrësit, për të parë situatën e krijuar nga përmbytjet të krijuara nga reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin ditët e fundit.

Gjatë bashkëbisedimit me Bashën, qytetarët janë shprehur se prej vitesh në zonë nuk është bërë asnjë investim për kanalet ekzistuese, duke bërë që zona të përmbytet herë pas here.

Ndërkohë, kryedemokrati tha se qeveria nuk mendon për qytetarët, ndërsa përmendi edhe darkën që patën në Dubai disa nga ekspnentët më të lartë të e qeverisë, teksa shqiptarët përballeshin me përmbytje.

“Sot për fat reshjet janë pakësuar, situata po vazhdon duhen marrë masat për t’u ardh në ndihmë njerëzve. Problemi është që mungesa e investimeve ka sjellë këtë situatë fjalë shumë e punë zero, apo pak dhe faturën e paguani ju. Është e pafalshme që ndërsa njerëzit janë në këtë situatë, pa ujë të përmbytur ministrat shtrohen në restorantet më luksoze të Emirateve, kjo është kriminale. Duhet qeveri që të mendoj për njerëzit. Ky vend është i vjedhur. Nuk ka asnjë arsye që në situatë emergjence mos t’ju vijë në ndihmë me ujë të pijshëm. Disa familje mund të kenë nevojë për ndihmë ushqimore. Kjo është një zonë që sa herë bie shi përmbytet. Me një qeveri që e ka mendjen te ju, ky shtet i ka mundësitë me ju ndihmu. Po të kishte bërë investimin s’do ishte në këtë gjendje. Nëse qeveria do mendonte për ju, s’do shtrohej në darka luksoze. Kudo ku shkoj, është njësoj sikur kam ardhur para 3-4 vjetësh. Thesin e premtimeve e hapin, po njerëzit janë në ujë. Kjo duhet të marrë fund, na duhet qeveri që mendon për njerëzit.”-tha Basha.

SHKARKO APP