Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

DW: Britania e Madhe jashtë Bashkimit Europian, qytetarët lot dhe festë

Politikë E shtunë, 1 Shkurt 2020 09:18
DW: Britania e Madhe jashtë Bashkimit Europian, qytetarët lot dhe festë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ajo që shumë vetë nuk e besonin është realitet. Mbretëria e Bashkuar i ktheu kurrizin Bashkimit Europian. Brexit nuk shpjegohet dot me arsye, por me ndjesi. Një moment emocional i korrespondentit të DW, Bernd Riegert.

Emocionet janë një moment i rrallë në selinë e Brukselit. Por këto ditë, kur ndarja me Britaninë e Madhe bëhej gjithnjë e më reale, shumë gjëra ishin ndryshe. Unë kam raportuar për Brexitin që nga koha e referendumit, por më duhet të them se kur të enjten në mbrëmje Grand Place në zemër të Brukselit shkëlqeu për herë të fundit me ngjyrat e flamurit britanik, dhe disa britanikë mbanin lart për herë të fundit flamujt e BE ndjeva rrënqethje. Trishtim, gati një atmosferë zie në Bruksel, sepse pas 47 vitesh një vend kaq i rëndësishëm, pragmatik dhe i suksesshëm thotë lamtumirë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për herë të parë nga koha si korrespondent në Bruksel pashë, se si në Parlamentin Europian këndoheshin spontanisht këngë në anglisht dhe rridhnin lotët. Ka edhe një lidhje emocionale, e jo vetëm racionale me Britaninë e Madhe, vendin që ka lënë gjurmën e vet në Bashkimin Europian.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Edhe një herë – bëhet fjalë për ndjesi

Simpatia për njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar do të mbetet. Por tek unë personalisht do të mbetet edhe mosmiratimi për Brexit. Megjithë shumë debate me përkrahësit e Brexit, nuk e kam kuptuar, se cili është avantazhi real që do të krijohej nga një izolim i tillë. Me sa duket bëhet fjalë për një ndjesi tek shumë njerëz në Britaninë e Madhe, me në krye populistin, kryeministrin Boris Johnson. Ndjesia e të qenit i pavarur, i moskomanduar. Ndjesia se je zemra e një perandorie, që sundon oqeanet dhe jo pjesë e një fuqie të madhe me emrin Europë e të organizuar si bashkësi. Një delegate e një partie konservatore në një kongres të tyre më tha njëherë, se ajo do të dalë nga BE “sepse ne jemi britanikë”, – “because we are british”. Ky vetëbesim, ky qëndrim allasoj më duket se është lajtmotivi për Brexit, dhe grindjen disa dekadëshe në Britaninë e Madhe për BE dhe Europën.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

12 Nëntor 2026, 13:03
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

12 Nëntor 2026, 13:02

Brexit nuk është fundi

E këtu nuk ndihmojnë as argumentat e qëndrueshëm, se britanikët që nga viti 1973 nuk u komanduan, por ishin të barabartë, dhe në disa tema madje pjesë e privilegjuar e BE-së. Për disa politikanë, Brexit është si një religjion me premtimin e shenjtë të shërimit. Kur të kemi dalë, gjërat do të bëhen më mirë vërtet? Populizmi fitoi. Ai ka fituar si në Britaninë e Madhe ashtu edhe në SHBA. Nuk është rastësi, që presidenti amerikan dhe kryeministri britanik me përfytyrimet e tyre të cuditshme politike janë miqtë më të mirë.

Brenda këtij trishtimi për largimin e pakuptimtë të tyre përzihet edhe edhe një lloj besimi, që në fund është arsyeja ajo që do të fitojë. Nëse Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut nuk i kanë punët mirë ekonomikisht, si atëherë në vitin 1973, atëherë ndoshta njerëzit do të kujtohen për bashkësinë e madhe në kontinent.

Kur të kuptohet, se pesha politika e Britanisë së Madhe pas Brexitit do të zvogëlohet, atëherë ndoshta në Londër do të kujtohet gabimi i ndarjes nga BE. Një rianëtarësim nuk është përjashtuar. Për mendimin tim, miqtë britanikë i futen pa nevojë një aventure të rrezikshme. Ata u bien pas premtimeve jo reale. Kjo më bën të rrënqethem…Brexit është pra një ndjesi.

Etiketat e lidhura

Brexit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 4 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 5 orësh

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 5 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 5 orësh

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 9 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

2 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 5 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 4 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 8 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.