Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 10:52 AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka publikuar një raport shqetësues mbi dhunën dhe pengimin e punës së gazetarëve gjatë protestave të studentëve dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
DW: Dy kushtet e Holandës që bllokuan negociatat me Shqipërinë

DW: Dy kushtet e Holandës që bllokuan negociatat me Shqipërinë

Editorial
E mërkurë, 18 Nëntor 2020 14:59
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministrat e Europës të BE në video-konferencën e së martës nuk dhanë dritën e gjelbër për konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Bullgaria dhe Holanda frenuan secila me argumente më vete. Për presidencën gjermane të BE nuk është një javë e mirë. Të hënën bllokoi Polonia dhe Hungaria buxhetin e BE. Të martën Bullgaria vendosi veto kundër një projekti të vendosur me kohë ne BE. Qeveria bullgare ishte kundër konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, për të vazhduar negociatat me qeverinë e këtij vendi. Presidenca gjermane që e mbështet hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare u përpoq më kot të ndërmjetësojë. Ministri i Shtetit për Europën, Michael Roth apeloi tek vendet anëtare që “procesin e anëtarësimit të mos e bëjnë peng të problemeve bilaterale mes vendeve të veçanta anëtare.” Bullgaria kërkon nga Maqedonia e Veriut të njohë rrënjët bullgare në gjuhën dhe historinë e saj. Madje u dëgjua edhe kërkesa për njohjen e gjuhës së vendit jo si maqedonishte, por si dialekt i bullgarishtes.

Bullgarisht? Maqedonisht?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Para 18 orësh
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19

Maqedonia e Veriut këmbëngul me tone relativisht të forta antibullgare për mëvetësinë e saj kombëtare. Një grindje që zien prej vitesh, por që shumë vende anëtare të BE e mendonin si të shuar. Vetëm pas një grindjeje dhjetëra vjeçare ky vend arriti të zgjidhë çështjen e emrit me Greqinë duke ndryshuar emrin në Maqedoni e Veriut. Tani erdhi vetoja bullgare. Kjo duhet të shkaktojë shumë zhgënjim në Maqedoninë e Veriut dhe nuk kontribuon në çtensionimin e marrëdhënies mes dy vendeve, që madje në vitin 2017 nënshkruan edhe një marrëveshje miqësie. Të hënën tre institute nga Maqedonia e Veriut publikuan një prononcim. “Vendi ynë ka ndryshuar madje emrin i frymëzuar nga premtimet e BE. Për këtë arsye kjo bllokadë e re nuk është vetëm një mashtrim ndaj qytetarëve maqedonas, por edhe tradhti ndaj vlerave europiane”, thuhet në publikimin e Institutit për Demokracinë, të Institutit për Politikën Europiane dhe atij Eurothink në Shkup. Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva tha se nuk është kundër anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, po negociatat nuk mund të fillojnë tani. “Askush nuk ua mohon atyre të drejtën të përcaktojnë vetë kombin e tyre dhe gjuhën e tyre, si të duan, por ne nuk mund të miratojmë, që kjo e drejtë të bazohet në urrejtje, keqinterpretim historik dhe mohimin e Bullgarisë.”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Presidenca gjermane dështon

Që në mars krerët e shteteve dhe qeverive të BE dhanë dritën e gjelbër për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Këtë e kujtoi të martën ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth. “Kjo është në interesin e thellë të BE që të fillojmë sa më shpejt. Pragmatik dhe me solidaritet.” Ai u shpreh për një “sinjal të qartë të besueshmërisë” dhe theksoi, se stabiliteti dhe demokracia përmes një anëtarësimi në BE kanë rëndësi strategjike për Ballkanin. Por me gjithë deklaratat e Michael Roth, për momentin nuk duket se çelja e negociatave do të bëhet kaq shpejt. Holanda po ashtu ka ende rezerva për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Ky vend kërkon që Shqipëria të sigurojë më parë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të zbatojë ligjin për median, para se të flitet për çeljen e negociatave. Me Maqedoninë e Veriut holandezët nuk kanë problem. Kryeministri Edi Rama në një bisedë me gazetarët para dy javësh, e mohoi se ka ende kushte të hapura. Sipas tij qëndrimi refuzues i Holandës lidhet me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021./DW

Etiketat e lidhura

beBullgariaHolandanegociatatshqiperia
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit
Para 17 minutash

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy
Para 51 minutash

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Meta-Veliaj në burg si “koka turku” për në BE!?
Para 1 ore

Meta-Veliaj në burg si “koka turku” për në BE!?

Protesta!
Para 1 ore

Protesta!

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 14 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 17 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 14 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 16 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.