Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 16 Nëntor 2026, 12:08 Kina: Takimi trepalësh Xi-Putin-Trump, me “rëndësi historike” Pekini — Ministria e Jashtme e Kinës deklaroi të hënën se takimi trepalësh i kësaj jave mes liderëve kinez, amerikan dhe rus ka një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Berisha
  • Rama në Bruksel
  • Studentët shqiptarë
  • Protesta në Pragë
  • Kënga nacionaliste
  • Lufta në Ukrainë
  • Lindja e Mesme
Lajmet e fundit
Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Berisha
  • Rama në Bruksel
  • Studentët shqiptarë
  • Protesta në Pragë
  • Kënga nacionaliste
  • Lufta në Ukrainë
  • Lindja e Mesme
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

DW: Kufizimi i gazit nga Rusia, një matje forcash

Bota E diel, 19 Qershor 2022 09:19
DW: Kufizimi i gazit nga Rusia, një matje forcash
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ditët e fundit Gazpromi ka reduktuar furnizimet me gaz për Gjermaninë e Europën. Praktikë e njohur që Rusia e pakëson furnizimin, thotë ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck. Ai bën thirrje që të kursehet energji.

Vazhdojnë problemet në furnizimin me gaz nga Rusia. Pas Gjermanisë, edhe vende të tjera kanë njoftuar reduktim të furnizimit me gaz nga Rusia. Çekia, Sllovakia dhe Austria bëjnë të ditur se ka parregullsi me furnizimin me gazin rus. Edhe Franca u njoftua të premten, se nuk furnizohet me gaz nga Gazprom. Koncerni italian, ENI bëri të ditur se merr aktualisht 65% të sasisë së gazit nga Gazprom. Sipas ambasadorit rus në BE mund të ketë madje ndërprerje të plotë të furnizimit me gaz përmes Nord Stream1, për shkak të punimeve në gazsjellës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Habeck: duhet reaguar me mençuri

Për ministrin gjerman të Ekonomisë, Robert Habeck kjo arsye nxirret në krye për të “mbajtur lart çmimin e gazit dhe për të reduktuar hap pas hapi sasinë e gazit. Sipas Habeck, mënyra si vepron Gazprom, që e reduktoi edhe njëherë të enjten sasinë e furnizimit përmes gazsjellësit Nord Stream 1 në Gjermani, është pjesë e një praktike që vërehet prej disa javësh. Ministri gjerman i Ekonomisë theksoi se duhet reaguar me mençuri dhe maturi, e megjithatë të mos harrojmë se “ndodhemi në një matje forcash me Putinin”.”E vërteta e hidhur është se Gjermania është ende e varur nga gazi rus, tha Habeck, sipas Reuters.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por ministri gjerman i Ekonomisë nuk sheh një lidhje të drejtpërdrejtë mes vizitës në Kiev të kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe reduktimit të furnizimeve të gazit. Ka “shumë politikë” në atë që koncerni Gazprom ka reduktuar furnizimet e gazit, tha Habeck gjatë një vizite në Bremerhaven, por ai nuk shikon një lidhje të drejtpërdrejtë të vizitës së tre krerëve europianë, Scholz, Macron dhe kryeministrit italian, Mario Draghi në Kiev. “Nëse vërtet ka një lidhje të drejtpërdrejtë me një rast akut, ky do të ishte spekulim i pastër. Kjo përfshin edhe kushtet teknike të Nord Stream 1.”

Mund t'ju interesojë

Kina: Takimi trepalësh Xi-Putin-Trump, me “rëndësi historike”

Kina: Takimi trepalësh Xi-Putin-Trump, me “rëndësi historike”

Para 1 minute
Aktori francez Depardieu tërheq apelin dhe kërkon falje për sulmet seksuale

Aktori francez Depardieu tërheq apelin dhe kërkon falje për sulmet seksuale

Para 2 minutash
Studentët serbë drejt qeverisjes: Sfidat pas fitores në zgjedhje

Studentët serbë drejt qeverisjes: Sfidat pas fitores në zgjedhje

Para 3 minutash

Të kursehet energji

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck u ka bërë thirrje firmave gjermane dhe qytetarëve që të kursejnë energji. Ende është i siguruar furnizimi me gaz së afërmi, megjithë shkurtimet e fundit të sasisë së furnizimit përmes Gazprom, është shprehur Habeck për Televizionin ARD në “tagesthemen”. Por që kjo situatë të mbetet kështu është mirë që rezervat e furnizimit të jenë të mbushura në dimër. Ai u bëri thirrje qytetarëve për kursim. Nëse nuk mbushen rezervat mbi mesataren, duhet që në rast emergjence me ligj të vendoset kursimi i gazit. Kjo nuk është e nevojshme për momentin. Me aktualisht 56% rezervat janë të mbushura mirë, megjithëse gjendja është keqësuar.

Në lidhje me kërkesat e Shoqatës së Sipërmarrjeve të Banimit për të ulur temperaturën e parashikuar me ligj në apartamentet me qira, nga 20-22 gradë akualisht në 18 dhe 16 gradë gjatë natës, në rast se mungon gazi në Gjermani, nuk pati një përgjigje nga ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck. Qeveria nuk është marrë me këtë problematikë. Nëse në dimër do të kemi mungesë të gazit, atëherë hapi i parë do të ishte që termocentralet të viheshin në punë me qymyr dhe jo me gaz, tha Habeck, për këtë po bëhen përgatitje. “Po kjo nuk do të thotë që jemi të pa mbrojtur”, ka thënë Habeck. Krahas rezervave të gazit, ai iu referua edhe terminaleve LNG që po ndërtohen aktualisht dhe marrëveshjeve të reja me furnizuesit e gazit.

Gazprom kishte përmendur si arsye për reduktimin e furnizimeve vonesa në punimet e mirëmbajtjes. Nevojiten punime, të cilat kryhen kryesisht nga Kanadaja, ky variant i palës ruse është i saktë. “Por situata teknike nuk çon patjetër në pasojat që po shohim tha Habeck.

Marrë nga DW

Etiketat e lidhura

Gazprom
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kina: Takimi trepalësh Xi-Putin-Trump, me “rëndësi historike”
Para 1 minute

Kina: Takimi trepalësh Xi-Putin-Trump, me “rëndësi historike”

Aktori francez Depardieu tërheq apelin dhe kërkon falje për sulmet seksuale
Para 2 minutash

Aktori francez Depardieu tërheq apelin dhe kërkon falje për sulmet seksuale

Von der Leyen vlerësoi Shqipërinë, reagon ministri Hoxha: Progresi duhet të na bëjë krenarë, por edhe më të përgjegjshëm
Para 2 minutash

Von der Leyen vlerësoi Shqipërinë, reagon ministri Hoxha: Progresi duhet të na bëjë krenarë, por edhe ...

Milani në alarm pas dëmtimi të portierit Maignan me Francën
Para 3 minutash

Milani në alarm pas dëmtimi të portierit Maignan me Francën

Më të lexuarat

1 Sot datëlindja e Pandeli Majkos
15 Nëntor 2026, 11:13

Sot datëlindja e Pandeli Majkos

2 Horoskopi i ditës, 16 nëntor: Hëna në Ujor sjell ide të reja
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, 16 nëntor: Hëna në Ujor sjell ide të reja

3 Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë
Para 13 orësh

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë

4 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
15 Nëntor 2026, 06:39

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.