Dy “D”-të e ngelin në klasë Shqipërinë, gazetarja nga Brukseli: Negociatat nuk hapen në dhjetor

Në një lidhje direkte nga Brukseli, gazetarja e njohur Erisa Zykaj është shprehur se as në dhjetor nuk ka hapje negociatash për Shqipërinë.

Per emisionin “Tempora” sot ne mbremje në RTV Ora, Zykaj tha se ky është fakt i bërë i ditur nga disa prej shteteve anëtare të Unionit.

Erisa Zykaj: “Negociatat nuk do të çelen në dhjetor. Ky është një fakt dhe këtë e kanë bërë të ditur disa shtete anëtare të Bashkimit Europian. Nuk çelen sepse nuk janë plotësuar tre kushtet e para të kushëzimit të BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sonila Meço: Që janë?… I përsërisim edhe një herë?

Swiss Digital Mobile Reklama

Erisa ZykajKanë të bëjnë me dy “D”-të e famshme. Demokracia dhe drejtësia. Dy kushtet e para janë, Reforma Zgjedhore, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe e dyta, funksionaliteti i plotë i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Këto janë dy kushtet e para në 15 kushtet që shtetet anëtare të BE i kanë vënë Shqipërisë për të hapur ose çelur negociatat e anëtarësimit.

Zyrtarisht, me mbajtjen e Konferencës së Parë ndërqeveritare, kemi të bëjmë me një situatë serioze pasi këtu bëhet fjalë për themelimin e një shteti të ri. Shtetet anëtare thonë, nuk keni demokraci, nuk keni drejtësi dhe nuk keni të drejta themelore”.  

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?