Dy ditë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, mblidhet sot kryesia e Partisë Demokratike

Pasditen e sotme do të mblidhet në selinë blu kryesia e Partisë Demokratike.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka njoftuar mbledhjen e cila do të mbahet në seli duke u bërë me dije anëtarëve të kryesisë.

Në mbledhje pritet të diskutohet për situatën e brendshme në Partinë Demokratike.

Mbledhja vjen dy ditë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës dhe caktimit si kryetar i komanduar i PD, Enkelejd Alibeajt.

SHKARKO APP