Dy koalicionet mbledhin vota dërrmuese kundër Ramës

Ndonëse sondazhet mediatike i ka blerë shefi Rilindjes, përsëri votuesit do jenë ata që do thërmojnë këtë sekt që ka pushuar PS-në si dhe vendin.

-Dalja në dy kampe, në një anë PD-ja me aleatët e saj historik dhe nga ana tjetër LSI më vete është lëvizja më e mirë taktike për të sjellë sa më shumë vota dhe mandate deputeti për opozitën, pas ndryshimit të Kodit Zgjedhor e futjes së duarve në Kushtetutë nga Rama. LSI do marrë edhe dhjetra mijëra vota nga e majta, ndaj Kryeministri tehun e akuzave dhe sulmeve e mban ndaj kësaj force politike, e cila do të jetë parti qeveribërëse pas 25 prillit.

Afrimi i datës së zgjedhjeve ka rritur çorbën e spekulimeve dhe diversioneve të qeverisë për koalicioni opozitar. Teza më e përdorur gjatë ditëve të fundit është ajo që opozita është e përçarë, pasi nuk po hyn në një koalicion të madh. Regjistrimi i PD me 13 parti në një koalicion dhe dalja e LSI më vete, shihet nga “parimorët” e qeverisë si e meta më e madhe e opozitës. Në fakt, dalja në dy kampe, në një anë PD me aleatët e saj historik dhe LSI më vete është lëvizja më e mirë taktike për të sjellë sa më shumë vota dhe mandate për opozitës. Ndryshimet e Kodit Zgjedhor u bën në mënyrë të njëanshme nga PS dhe kundër rekomandimeve të SHBA dhe BE. Qëllimi i këtyre ndryshimeve ishte pikërisht që të përçante opozitën dhe të mos lejonte bashkimin në një sigël koalicioni të vetëm. Në këto kushte, opozita është e detyruar të përdor çdo skemë të mundshme ligjore që i siguron fitore dhe vota. Dalja me vete, me praktikisht me dy koalicione e opozitës krijon terrenin e duhur që asnjë votë e opozitës të mos shkojë dëm kundër qeverisë. Partia Demokratike me aleatët e saj ka arritur të bëj bashkë të gjitha forcat politike që në dy zgjedhjet e fundit kanë pasur rezultate votash që mund të prodhonin mandatën. Afrimi i partisë së Bamir Topi, PDIU-së dhe PBDNJ-së, si dhe aleatëve të tjerë historikë është një lëvizje që përkthehet në mandate shtesë për opozitën. Në këtë listë fare mirë mund të ishte dhe LSI, por futja në një koalicion me PD do t’i hiqte mundësinë për të marrë më shumë sesa elektorati i saj natyral. Si parti me program të majtë dhe me historik të majtë, LSI ka të gjitha shanset që në këto zgjedhje të jetë dhe subjekti ku do të votojnë shumica e të zhgënjyerve nga Rilindja dhe Edi Rama. Për një socialist që nuk e sheh më të ardhmen e vendit me PS dhe Ramën, votimi i PD duket si një mision i pamundur. Ndërkohë, dhënia e votës së një socialisti për LSI është një akt gati natyral duke pasur parasysh historinë e kësaj partie, si dhe historinë e bashkëqeverisjes të LSI me PS. Në zgjedhjet vitit 2017, LSI arriti rezultatin 226 mijë vota marrë 19 mandate në thuajse gjithë qarqet e vendit, pa qenë në koalicion me asnjë prej forcave kryesore. Aleanca me Partinë Demokratike që do të firmoset më 1 mars, bën të mundur që LSI të maksimalizojë rezultatin e opozitës së bashkuar duke marrë më shumë mandate. Në qarqet si Dibër, Gjirokastër dhe Kukës, ku për shkak të uljes së numrit të mandateve dhe votuesve mundësitë që të dy aleatët të marrin deputetë me shumë se sa janë shanset me këtë Kod, janë të vogla, ndaj do të përdoret skema e bashkëpunimit që do përcaktohet me 1 mars. Ndërkohë një alternativë fituese  nuk bazohet vetëm të lëvizjet taktike, por dhe të fryma dhe shpresa që ngjallë të qytetarët për një qeverisje më të mirë. PD dhe LSI, si dy forcat kryesore të opozitës e kanë krijuar prej kohësh terrenin për një fitore spektakolare. Programet elektorale janë të qarta nga dy forcat politike dhe kanë zgjidhje konkrete për gjithë problematikat që ka vendi.

Duke dalë në këto zgjedhje me lëvizje taktike më vete, por më të bashkuar sesa kurrë koalicioni i PD dhe LSI do të mbledhin vota dërrmuese kundër Rilindjes.

Mili Xhani

SHKARKO APP