Dy muaj luftë ruse në Ukrainë, mijëra të vdekur dhe qytete të kthyera në gërmadha
Mijëra të vdekur, miliona të zhvendosur dhe qytete të kthyera në gërmadha në dy muaj luftë nga Rusia në Ukrainë. Po ashtu bota ka parë rrethime urbane, varre masive, bisedime të pafrytshme paqeje.
Por mbi të gjitha, Rusia nuk ka arritur të pushtojë Kievin dhe të rrëzojë qeverinë. Forcat ukrainase kanë ngritur një mbrojtje të fortë dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka treguar lidership të madh, dhe është kthyer në hero në mbarë botënUk.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin do të vizitojnë Kievin sot. Ata do të ishin zyrtarët e parë të lartë amerikanë që do të vizitonin që nga pushtimi. Uashingtoni nuk ka komentuar ende për vizitën.
Forcat e armatosura të Ukrainës thonë se Rusia vazhdon të sulmojë njësitë e saj në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, ku thuhet se janë strehuar qindra njerëz.