Dy orë para prokurorëve. SPAK merr në pyetje drejtorin e Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli
Aktualitet Politikë E Martë, 13 Shtator 2022 11:48
SPAK merr në pyetje Drejtorin e Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, si pjesë e hetimit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. News24 njofton se Çuli u thirr për të dëshmuar në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen.
Çuli është paraqitur në SPAK që në orën 9 dhe ka qëndruar për më shumë se 2 orë në Prokurori.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është duke kryer hetime për shembjen e Teatrit më 17 maj 2020.
KOHA JONË SONDAZH

