Dyshimet mbi parkimin gjigand në sheshin Skënderbej

Të gjitha mediat njëzëri i bënë jehonë një statusi të Edi Ramës i cili shpalli se në qëndrën e Tiranës planifikohet një parkim i stërmadh nëntoksor. Kryeministi madje botoi edhe shumë foto të këtij projekti për të cilin askush nuk kishte dëgjuar gjë më parë duke shpallur: “së shpjejti fillojnë punimet”.

Menjëherë pas kësaj shpalljeje alla Rama kanë filluar të gëlojnë disa pyetje: Nga lindi papritmas kjo ide për të cilën askush nuk ka folur më parë? A do të jetë ky parkim edhe vend për biznes me disa kioska dhe dyqane që duken në fotot e postuara nga Rama? A do të zërë ai dhe pjesë të mëdha të sheshit të planifikuar për këmbësorët duke parashikuar dalje të mëdha ajrore (foto) ndryshe nga parkingjet e zakonshëm nëntoksorë?

Faqja online Exit.al ka ngritur disa dyshime për mënyrën e beftë të prezantimit të këtij projekti:”Nuk dihet kush, si dhe me çfarë procedure e projektoi projektin, që duket se është bërë në fshehtësi, duke shkelur çdo procedurë ligjore; nuk dihet kur dhe si është miratuar projekti. Nuk dihet a është diskutuar me ekspertët dhe me publikun, që me gjasa nuk ka ndodhur. Nuk dihet projekti teknik i sheshit, shtrirja, thellësia, kapaciteti; nuk dihet çfarë do përmbajë veç vendeve të parkimit; nuk dihet kostoja e tij; nuk dihet si do ndërtohet dhe si do operohet” shkruan ajo.

Ky projekt gjigand që ra si rufe në qiell të pastër, i shpallur direkt nga vila e liderit në Dhërmi, përpos mënyrës alla Erdogan me të cilën u prezantua në Facebook, ngre edhe disa pikpyetje që realish meritojnë vëmendje. Ato i ka numëruar Exit.al:

1-Një nga arsyet kryesore të bllokimit dhe kthimit të sheshit në zonë për këmbësorët që kishte propaganduar qeveria ishte çkurajimi i përdorimt të makinave. Ngritja e këtij parkimi nëntokësor do të thotë që qeveria nuk e ka këtë qëllim pasi parkimin nën Sheshin Skënderbej do t’i bëjë që edhe ata që vizitojnë sheshin mund të vinë me makinë deri aty dhe të parkojnë. A nuk bie ndesh me gjithë logjikën e mbylljes së qendrës së Tiranës ky projekt?

2-Nëse qeveria do harxhojë miliona euro për një parkim nën shesh që nuk do të çkurajojë përdorimin e makinave, pse nuk ndërton më mirë një nënkalim nëntokësor në shesh që nuk e ndërpret trafikun? Një zgjidhje e tillë kushton më pak dhe shmangë problemet e trafikut dhe kostot e mëdha që do krijohen, të cilat projekti i sheshit të rindërtuar nuk i ka trajtuar e nuk u ka dhënë zgjidhje.

3- Pse qeveria nuk i investon paratë e ndërtimit të parkimit nëntokësor për përmirësimin rrënjësor të transportit urban që do të ulë vërtet trafikun e makinave dhe ndotjen prej tij dhe do të nxisë me të vërtetë mjetet alternative të transportit?

4-Cila është logjika ekonomike, teknike dhe urbane e kthimit të të gjithë qendrës së Tiranës në një parkim të madh nëntokësor: në Sheshin Skënderbej, Parkun Rinia dhe Sheshin Italia para stadiumit të ri dhe në pjesën pas stadiumit të ri?

5-Si mund të kthehet e gjithë qendra e Tiranës në parkime nëntokësore të cilat me hyrjet dhe daljet e tyre do të shkatërrojnë çdo element estetik të pjesës të saj duke e shndërruar atë si në një zonë industriale apo periferike urbane?

 

13903383_10153911072591523_9195207615255429806_n13886944_10153911070896523_5004067984608142531_n13882335_10153911075351523_6957224710937720410_n

SHKARKO APP