Dyshja Rama-Ahmetaj dhe tërmeti në mes

Nga Lindita Kokoli dhe Nilda Halili-

Si për çdo qeveri, edhe sot, kritikat vlojnë e nuk mbarojnë, asnjëherë. Por te qeveria e Edi Ramës “dylbitë” e vëzhgimit nga shoqeria civile dhe media janë shumë herë më të mëdha. Se nuk ka opozitë Shqipëria! Qëkur ikën nga parlamenti e nga bashkitë, opozita vetëm vënitet dhe copëtohet.

Për fajin e lidershipit opozitar kjo, por një dorë e ka dhënë edhe dyshja Rama-Ahmetaj, me të gjitha mënyrat e mundshme të kësaj bote shqiptare!

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke qenë në pozitën e të qënit vetë pozitë dhe po vetë opozitë, Edi Rama bën ç’të dojë në këtë vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kur do ai shkatërron, por edhe ndërton!

E si ajo fjala e urtë popullore “të rrijmë shtrembër e të flasim drejt!”, duhet pranuar se kryeministri Rama dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj kanë bërë një punë titanike për riparimet e pasojave të tërmetit dhe ndërtimin e shtëpive të reja.

Faktet janë fakte, edhe kur nuk don të thuash fjalën e mirë kundër një qeverie që ka marrë gjithë pushtetet.

Tërmeti ishte katastrofal në Shqipëri, kryeministri Rama vrapoi nëpër Europë dhe në botën arabe, duke lypur euro për qytetarët e tij.

Dhe ia doli!

Mori kaq shumë para aqsa nuk e mendonte as ai, por asnjë shtet tjetër nuk kishte marrë në raste fatkeqsish natyrore.

Si për dreq kur do të fillonte Rindërtimi, ra pandemia botërore e Covid-19. Edi Rama manovroi shpejt dhe emëroi një ministër për rindërtimin.

Emëroi Arben Ahmetajn.

Në kohë rekord po shikojmë shtëpi të reja të ndërtuar bukur dhe të sigurta.

Mjafton të shikosh apo më mirë kur i viziton vetë nga afër, shikon madhështinë e punës së qeverisë në këtë drejtim, pra flasim për banesat e reja të pas tërmetit.

Ndaj lavdërimet shkojnë për dyshen Rama-Ahmetaj në këtë pragviti të RI.

Sapo të fillojë viti tjetër do të kemi plot punë për kritika ndaj qeverisë, por banesat e reja flasin vetë!

Natyrisht që disa fjalë urimi realisht shkojnë edhe drejt Presidentit turk Erdogan që financoi disa prej tyre, dhe jo pak shtëpi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?