E ardhmja e Ballkanit Perëndimor, Majlinda Bregu: BE të mbajë premtimet

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, ka marrë pjesë në ”European People’s Podcast”, ku ka folur për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në BE.

Ajo theksoi se është e rëndësishmë që Bashkimi Europian të mbajë premtimet, dhe nënvizoi që duhet të jemi të vetëdijeshëm që intregimi është një axhendë transformuese.

“Procesi i zgjerimit kërkon kohë, ka sfida dhe është i vështirë. Për këtë arsye, është e nevojshme mbajtja e premtimeve. Bashkëpunimi rajonal është i nevojshëm për të ndertuar një rajon të fuqishëm. Mbi të gjitha, ne jemi të vetëdijshëm që procesi i europianizimit dhe integrimi europian i vendeve tona, është një axhendë transformuese, dhe jo një datë në kalendar”, ka deklaruar Bregu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?