“E bukura e Adriatikut” vjen në Durrës, Rama: Parafytyrojeni çfarë mrekullie do të jetë kur edhe porti të jetë “I bukuri i Mesdheut”

Kroçeria “E bukura e Adriatikut” ka zbarkuar këtë të dielë në Durrës. Kryeministri Edi Rama thotë se kjo lidhet me afrimin e sezonit më të bukur e më të pastër turistik.

Po ashtu kreu i qeverisë, thekson në një postim në facebook, se porti i Durrësit pas disa vitesh do të jetë “I bukuri i Mesdheut”.

“Parafytyrojeni çfarë mrekullie do të jetë kur pas disa vitesh edhe porti të jetë “I bukuri i Mesdheut””.

Postimi i plotë

Ja edhe “E bukura e Adriatikut” ndalon në Durrës për të lajmëruar afrimin e sezonit më të bukur e më të pastër turistik, dhe tani parafytyrojeni çfarë mrekullie do të jetë, kur pas disa vitesh edhe porti të jetë “I bukuri i Mesdheut”.

SHKARKO APP